May 12, 2019 marin

11 MAJ 2019

Ditën e diel, më 12 Maj 2019, datë që korrespondon me ditëlindjen e Florence Nightingale, infermierët anë e mbanë botës festojnë Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë (DNI). Urdhri i Infermierit të Shqipërisë organizoi Javën e Infermierit në 12 qarqet e vendit me  aktivitete të ndryshme për të promovuar dhe vlerësuar punën e infermierit në mbarë Shqipërinë. Javë që filloi me një aktivitet në Prishtinë (Kosovë), më pas vazhdoi me aktivitet nëpër qarqe. Sot gjendemi të gjithë së bashku për ta festuar DNI.

Në prani të profesionistëve Infermierorë dhe përfaqësuesve nga institucionet qendore, u zhvillua  një seancë plenare me moton:

MË BESO, JAM NJË INFERMIER!

Me sloganin  si “Më beso, Jam  infermier”, “Mbështes Infermierët”, “Për Paga më të larta dhe kushte më të mira pune”.

Në aktivitetin e organizuar nga UISH nën kujdesin e Presidentes Znj, Duka  merrnin pjesë : Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale , Znj Ogerta Manastriliu; Presidenti  Urdhrit të Mjekut Z, Fatmir Brahimi; Deputeti i Qarkut Elbasan Z, Nuri Belba; Drejtori i Fondacionit ABC Z, Kreshnik Grezda; dhe Profesionistë Infermierorë të përzgjedhur nga të gjithë qarqet.

Në fjalën përshëndetëse ishin : Ministrja Znj. Manastriliu, Presidentja e UISH Znj. Duka, Drejtori  Z. Grezda, Deputeti Z, Belba.

Presidentja e UISH Znj. Duka falenderoi të gjithë për prezencën, duke ju uruar të gjithëve Ditën e infermierit.

Në fjalën e saj përshëndetëse theksoi figurën e infermierit që gjithmon e më shumë po shihet si një figurë kryesore në mbrojtjen e shëndetit të pacientëve. Infermierët janë zemra e kujdesit shëndetësor. Pacientët tek infemrieri duhet të rigjejnë besimin ndaj figurës profesionale që i dëgjon, i shërben dhe i qëndron pranë në momentet më të vështira. Urdhri i Infemrierti do të dënoj në çdo rast korrupsionin dhe do të marrin masa deri në heqjen e licensës në rastet që pacientët do kryejnë denoncime.

Falenderoi edhe  Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Manastirliu që ngriti portalin “Infemrierë për Shqipërinë” dhe tashmë është i sanksionuar me ligj. Ku Anëtarët e Urdhrit të Infermierit tashmë fitojnë të drejtën  e punësimit mbi bazën e meritës dhe dijes së tyre.

Po ashtu Znj. Duka theksoi se këtë vit Shoqata Ndërkombëtare e Infermierisë (ICN) ka ardhur me moton ‘Infermieria, Zëri që thërret, Shëndet për të gjithë”

Infermierët gjithmonë e më shumë po shihen si një figurë kryesore në mbrojtjen e shëndetit të pacientëve, duke patur burime të kufizuara për të ofruar kujdesin shëndetësor për ato që janë situatë nevoje. ICN beson se infermierët, si pjesë e një ekipi multidisiplinar, mund të krijojnë sisteme shëndetësore që marrin parasysh sistemet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të shëndetit.

Cilësoi se Shqipëria e gjendur në një realitet ku burimet financiare për kujdesin shëndetësor nuk janë gjithmon të mjaftueshme duhet të mësojë nga praktikat më të mira, për të kthyer figurën e infermierit në motorin e kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve tanë.

Viti 2020 është shpallur nga OBSH si viti I infemrierit. Nën sloganin Më Beso , Jam Infermier, UISH do të jetë gjithmon zëri i infermierëve, për ti mbështetur duke i garantuar atyre kushte më të mira pune dhe vlerësim të denjë të punës së tyre.

UISH shpërndau Certifikata Mirënjohjeje për :

Infermierin më të mirë për Vitin 2019, ku u vlerësua Znj. Kimete Kadesha;

Mamia më e mirë për Vitin 2019, ku u vlerësua Znj. Shpresa Molla;

Ekipi më i mirë në Kujdesin Infermieror Parësor për vitin 2019,  ku u vlerësua Ekipi i infermierëve të Qendreës Shëndetësore Përrenjas,

 dhe Ekipi më i mirë në Kujdesin Infermieror Spitalor për vitin 2019, ku u vlerësua Ekipi i Infermierëve të Shërbimit të Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Aktiviteti vazhdoi me trajnim për të gjithë pjeseëmarrësit infermier të zhvilluar nga Fondacioni Shendetësor ABC në bashkëpunim me UISH me temë “Vlerësimi dhe Menaxhimi i Urgjencave Mjekësore”. Pjesëmarrësit u pajisën me Certifikata me 5 kredite, trajnimi është akredituar nga QKEV.

Një falenderim special shkon për të gjithë stafin e UISH, për Zv/Presidentët Z.Sabri Skënderi dhe Z. Lutfi Lami dhe për të gjithë Presidentet Rajonalë për punën e zhvilluar në nder të Javës së Infermierit.