January 15, 2020 marin

2020 VITI I INFERMIERËVE DHE MAMIVE

Organizata Botërore e Shëndetësisë 2020 e ka shpallur ”Viti i Infermierëve dhe Mamive” në nder të 200 vjetorit të lindjes së Florence Nightingale.

Presidentja e ICN Znj. Anette Kennedy e cila shprehet se Nightingale përdori llampën e saj për të ndriçuar vendet ku infermieret punojnë, shpreson që viti 2020 të jetë viti i mbulimit shëndetësor universal dhe kujdesit shëndetësor për të gjithë.

OBSH është duke bashkëpunuar me partnerë si Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN), Konfederata Ndërkombëtare e Mamive (ICM), Nursing Now dhe së bashku kanë vendosur si qëllim kryesor përmbushjen e tre pikave primare:

  • përmisimin e shëndetit global, rritjen e kontributeve të punonjësve të shëndetit në veçanti të infermierëve dhe të mamive.
  • pranimin, vlerësimin dhe adresimin e kushteve sfiduese, me të cilat infermierët dhe mamitë përballen duke siguruar kujdesin e nevojshëm.
  • përkrahjen e rritjes së investimeve në fuqi punëtore të infermierëve dhe mamive.

UISH duke vlerësuar qëllimin e organizatave ndërkomëtare si motra ka vendosur ti përqaset qëllimit të tyre, duke e bërë moto të punës së saj.

Në fund të muajit Janar do paraqesim kalendarin e aktiviteteve që do të ndërmerren gjatë vitit 2020.

Kontributi i gjithësecilit prej jush dhe i kujdo që ka një ide, sugjerim apo propozim për kalendarin e aktiviteteve është i mirëpritur.