EMËRTIMI I QËNDRES SHËNDETËSORE FUSHË-ÇIDHËN PESHKOPI, “NEZIR KALOSHI”

Përshëndetje të gjithëve! 14.06.2019 një ditë ndryshe në Q.Sh.Fushë-Çidhën Peshkopi.
Kujtesa popullore dhe mirënjohja kanë bërë që shumica e profesioneve të shëndetësisë të mbeten në memorien e qytetarëve për kontributet e tyre të vyera dhe per shërbimet shumë të çmuara humanitare!
Nga sot, kjo Qendër Shëndetësore, do të mbajë emrin e një ish- kolegu, emrin e një ish- profesionisti, mjaft të nderuar, i cili me punën e tij fitoi respektin, vlerësimin, besimin e të gjithëve…
Keta njerëz si Neziri , që jetojnë për tu shërbyer të tjerëve, me integritet shumë të lartë, me ndershmëri dhe profesionalizëm nuk vdesin kurrë, sepse veprat e tyre mbeten si mësim për gjeneratat e ardhshme.
Kjo Qendër Shëndetësore, prej sot do të mbajë emrin e një njeriu shembull, që jam e bindur, kujtimi i tij, do të buzëqeshë fytyrat e të gjithë atyre që e kanë njohur, dhe do t’ju frymëzojë dhe ju kolegë të nderuar që asnjëherë të mos e humbisni besimin në punën tuaj, dhe ndryshimin që mund të bëni përmes saj!
Presidentja e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë Znj.Blerina Duka dekoron pas vdekjes me çertifikatë mirënjohjeje ketë figurë të spikatur me motivacionin:Për kontributin e çmuar,humanizmin dhe vetëmohimin e treguar në punën e vet si infermier ndër vite,në shërbim të mijëra jetëve njerëzore!!
Me kërkesën e Drejtorit të Q.Sh.Dr.Erjol Shehu,
Z.Hasan Manja, Drejtor Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Dibër dhe me miratimin nga Këshilli Bashkiak u bë e mundur Emërtimi i kësaj Q.Sh.”Nezir Kaloshi”