June 6, 2018 marin

HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSSH). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës ISHPSHSH ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ISHPSHSH do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ISHPSHSH, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.urdhriinfermierit.org/ , si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ISHPSHSH është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program

  1. Programi i Transparencës ISHPSHSH
  2. Rregjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
  3. Koordinatori për të Drejtën e Informimit
  4. Kërkesë për Informacion
  5. Përgjigje