JA Control Panle

UISH

PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR ME VIZION TË RI NË SISTEMIN TONË SHËNDETËSO

E-mail Print PDF

Sabri SKENDERI
President i UISH

Konference-VIZION-TË-RI-210714-SNë dy dekadat e fundit kemi një ndryshim rrenjësor në formimin arsimor profesional  të personelit të kujdesjeve shëndetësore në sistemin tonë shëndetësor.
Së pari, i gjithë personeli është i diplomuar në Bachelor, në Master Profesional e në Master Shkencor e sëshpejti në mbrojtje Doktorature. Sot, përveç personelit infermieror, në sistemin tonë shëndetësor kemi profesionistë të tjerë që punojnë si fizioterapist, teknik laborant, imazherist, logopedist.Një pjesë e mirë e profesionistëve të kujdesit shëndetësor zotërojnë gjuhë të huaja, shkruajnë artikuj shkencor, organizojnë konferenca shkencore etj.

Së dyti, kemi një ndryshim në mendësi dhe në koncept nga ana individuale dhe institucionale. Sot profesionistët e kujdesit shëndetësor nuk shihen si më parë, vetëm si ndihmës të mjekut, por kanë statusin e tyre si profesione autonome e të pavarura.

UISH është i interesuar dhe ndjen obligim institucional për cilësinë e formimit arsimor dhe atij profesional për profesionistët e kujdesit shëndetësor. UISH me detyrat e tij funksionale, së pari ndeshet me cilësinë e formimitteoriko praktik të produktit të nxjerrë nga Fakultetet e ndryshme publike dhe private. Kjo vlerësohet gjatë testimit të praktikës pranë UISH dhe në vlerësimin final gjatë provimit të shtetit të organizuar nga Drejtoria e Provimit të Shtetit në MAS.Rezultatet flasin për cilësinë e Curriculave dhe përgatitjen teoriko praktikë që studentët e kujdesit shëndetësor përfitojnë në këto institucione arsimore. Është një test vlerësimi për institucionet arsimore.

Së dyti, cilësia e formit profesional të profesionistëve të kujdesit shëndetësor varet shumë nga mentaliteti, interesimi dhe përgjegjshmëria e drejtuesve të Institucioneve Shëndetësore, nga shefat e shërbimeve e deri tek mjeku i një Qëndre Shëndetësore.Në të dyja etapat nuk mungojnë dhe shembujt pozitiv.

Me gjithë arritjet e deri tanishme, ende profesionistët e kujdesit shëndetësor, megjithëse përbëjnë 75% të personelit shëndetësor, gjënden të nënvlerësuar, të paragjykuar apo të  pa promovuar  në krahasim me mjekët nga disa drejtues të institucioneve shëndetësore. Sot, personeli i kujdesjeve shëndetësore është i aftë që të marrë pjesë si bashkësi në hartimin e politikave shëndetësore, në komisione, në grupe pune teknike e shkencore.

Por, nga ana tjetër , ne  jemi të ndërgjegjshëm që  ende, para profesionistëve të kujdesit shëndetësor ngelen shumë detyra individuale e kolektive për arritjen e standardeve të kujdesjeve shëndetësore evropiane. UISH, në zbatim  të politikave qeveritare është i impenjuar në arritjen e këtyre standardeve, duke qenë  partner strategjik me MSH, MAS e duke përfituar nga bashkëpunimi  institucional me organizmat  homologe ndërkombëtare. UISH në zbatim dhe të direktivave europiane për kujdesin shëndetësor do punojmë për heqjen e dallimeve në dhënien e kujdesit ndërmjet kufive, që pacientët të gjejnë të njëjtin kujdes edhe në Shqipëri si kudo në Europë. Për këtë duhet punë, duhet ndyshim, duhen standarde qysh në formim, duke përshtatur kurikulat që profesionistët tanë ta gjejnë veten edhe në Evropë. Duhet  të punojmë në vazhdimësi për të përmirësuar sjelljet etiko-profesionale, për të rritur  cilësinë e kujdesit, profesionalizmim e tyre  me objektivin që pacienti shqiptar të jetë i kënaqur me kujdesin që i ofrohet.
Për të gjitha këto UISH po punon dhe po bashkëpunon edhe me kolegët europianë për ta pare veten midis tyre me dinjitetin e merituar. Të gjitha aktivitetet e UISH në rrethe, në qarke, në institucione që po zhvillohen vrullshëm kohët e fundit janë fokusuar terësisht në këto objektiva.

Unë edhe në emër të UISH përshëndes dhe falenderoj bashkëpuntorët, donatorët dhe mbështetësit,  profesionistët e kujdesit që janë vënë në krye të ketyre aktiviteteve dhe ndryshimeve për punën dhe përkushtimin për të ndryshuar drejt kujdesit më të mire dhe më cilësor.

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 70 guests online