JA Control Panle

UISH

Sabri Skënderi: Infermieria në udhëkryq, midis profesionistit infermier dhe ndihmësit të mjekut

E-mail Print PDF

Z Skënderi, si paraqitet aktualisht në vendin tonë situata në të cilën ushtrojnë profesionin e tyre me mijëra infermierë?

Presidenti-i-Urdherit-te-infermjerit-Sabri-Skenderi070417

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, si ent publik jo-buxhetor në zbatim të ligjit dhe të misionit të vet ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së kujdesit infermieror në Shqipëri. Në vazhdimësi të punës tonë ne jemi munduar të jemi zëri i infermierëve në Shqipëri, por sa dhe si ka ndodhur tek ne ky zë, jo vetëm nuk është dëgjuar, por shpesh dhe është penguar.

Po në krahasim me kolegët e tyre evropianë, si janë infermierët tanë?

Ne si institucion jemi anëtar i forumeve europiane të infermierisë dhe ne mendojmë që dhe infermieria shqiptare duhet t’i futet rrugës drejt standartit europian. Kolegët tanë europianë të cilët i njohin formimet e infermierëve në Shqipëri, por dhe aftësitë e atyre që kanë shkuar nëpër Europë thonë: në Shqipëri nuk bëhet infermieri, por gjysëm infermieri-gjysëm mjekësi. Ky shqetësim ka vite që ngrihet nga ne në MAS dhe në fakultete, por nuk ka marrë përgjigje e nuk ka gjetur zgjidhje akoma. Direktiva 2013/55 e BE-së lidhur me njehsimin e kurrikulave dhe kompetencat e infermierëve brenda BE dhe në shtetet që duan të aderojnë në BE nuk është njohur akoma nga vendi ynë.

Cilat janë aktualisht problematikat me të cilat përballet Urdhri i Infermierit të Shqipërisë?

UISH sot më shumë se kurrë po përballet me vështirësi të mëdha dhe ankesa të shumta të anëtarëve të vet. Shqetësimi më i madh është se në zbatim të Ligjit për Profesionet e Rregulluara zhvillohet Provimi i Shtetit i cili në Nenin 9, pika 1/2 thekson: … kryen testimin e njohurive, duke siguruar uniformitet në nivel kombëtar përmes verifikimit të aftësive të nevojshme profesionale. Për mendimin tonë, Fondi i Pyetjeve për Provimin e Shtetit nuk i përgjigjet kësaj kërkese të ligjit. Aktualisht, tejkalon në përmbajtjen e tij atë që kërkon ligji “aftësitë e nevojshme profesionale”, është hartuar nga disa mjekë apo është marrë nga diku dhe në masën më të madhe të pyetjeve, ato janë të pakuptimta dhe me alternativa të gabuara. Shkalla e vështirësisë së tyre e tejkalon edhe njohurinë e mjekut, e dyta kërkohet uniformitet kur ne nuk kemi të unifikuar programin e formimit, por në 20 shkolla infermierie që kishim dhe në 12 që kemi ne disponojmë formime të ndryshme dhe Fondi i Pyetjeve duhet të ishte i përgjithshëm dhe profesional dhe jo i një fakulteti.

Ai i keni bërë me dije këto vështirësi që paraqiten në Provimin e Shtetit?

Për sa më lart, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë që nga viti 2013 dhe në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar rishikimin dhe rregullimin e Fondit të Pyetjeve ka marrë përgjigje dhe pozitive nga MAS, por nuk u arrit asnjëherë dhe infermierët e rinj po torturohen për të mësuar përmendësh atë që nuk do u duhet në jetë në profesionin e tyre. Shkollat tona të infermierisë krahasuar me programet europiane u mungojnë nga 600-1000 orë praktike, ato janë kthyer në shkolla ku mësohet më shumë teori mjekësore se teori dhe praktikë infermierore, pra një formim i ndërmjetëm midis mjekut dhe infermierit dhe kjo duhet ndryshuar një orë e më parë për të mirën e shqiptarëve por dhe të infermierëve tanë që tani dalin me shumicë dhe shumë i drejtohen tregut europian të punës që ka shumë nevojë por që na duhet t’i përgatitim për të konkurruar me dinjitet dhe jo të trajtohen si ndihmës për 6 muaj ose një vit për të plotësuar praktikat e domosdoshme që duhet t’i bënin në shkollë.
Ne infermierët kërkojmë ndryshimin por nuk po arrijmë dot, sigurisht që ndryshimi vjen me vështirësi, por po vonon shumë. Kur e analizojmë arrijmë në disa konkluzione që nuk do i dëshironim, por që janë. Ne infermierët, mjekët i quajmë miqtë tanë dhe bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë, por shpesh kur analizojmë na dalin në të kundërt si pengues të infermierëve profesionalë.

Përse mendoni se ka ardhur koha realisht në sektorin e infermieristikës si i tillë. Çfarë duhet ndryshuar sipas jush?

Ne mendojmë se ka ardhur koha që infermierinë ta bëjnë infermierët dhe mjekët të bëjnë mjekësinë dhe të hapin rrugën të na mbështesin dhe të na ndihmojnë të ngrihemi në nivelin e kolegëve europianë. E them këtë i nisur nga faktet që shkollat e infermierisë drejtohen nga mjekët, që stafet pedagogjike në masën më të madhe përbëhen nga mjekët dhe shpesh edhe pa eksperiencë klinike dhe në shkolla bëhet gjysëm mjekësi dhe gjysëm infermieri e që doktoraturat e infermierisë janë marrë të gjitha nga mjekët që drejtimi i institucioneve bëhet nga mjekët, punësimi nga mjekët, provimet nga mjekët, përfaqësimi në qeverisje dhe politikë bëhet nga mjekët dhe situata jonë nuk është aspak e mirë.
Ka ardhur koha e ndryshimit dhe infermieria u takon infermierëve. Jemi të vonuar, por vonë nuk është asnjëherë, nqs ka ndonjë pengesë ligjore ne mendojmë se duhet zgjidhur sa më shpejt. Le ta lëmë profesionin e infermierit të ngrihet në mënyrë profesionale e dinjitoze drejt standardit europian, t’u heqim pengesat, t’i mbështesim e t’i ndihmojmë në rrugën e tyre. Infermierët shpresojnë, por edhe duhet të bashkohen e të kërkojnë më shumë sepse janë në të drejtën e tyre. Le të shpresojmë se kjo thirrje do dëgjohet e vlerësohet nga të gjithë, nga shoqëria, nga mjekët dhe nga institucionet qeverisëse dhe nga institucionet qeverisëse, për të ndryshuar formimin dhe për të sjellë ndryshimin drejt standardit profesional të këtij profesioni të nderuar dhe shumë të nevojshëm për shoqërinë.

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 20 guests online