JA Control Panle

UISH

Kongresi-i-Urdherit-te-Infermjerit

UISH në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Tiranë, do të zhvillojnë Kongresin e Irë me temë : “Infermieria dhe edukimi infermieror.”

KONGRESI DO TË ZHVILLOHET NË DATAT 10-11 MAJ 2018 NË TIRANË

Dita e parë : Data 10 Maj 2018, ora 16 00- 20 00, në Pallatin e Kongreseve një Seancë Plenare.
Dita e dytë : Data 11 Maj 2018, ora 08 30 – 17 30, pranë Hotel Tirana International.

Organizimi i Kongresit:
Seksioni 1: Infermieria në Shërbimin Parësor.  
Seksioni 2: Infermieria në Shërbimin Spitalor.
Seksioni 3: Shërbimi në kujdesin e nënës dhe fëmijës (mamitë).
Seksion 4 : Edukimi në infermieri.

Mbyllja e Kongresit dhe Konkluzionet për secilin Seksion nga ora 16 30 – 17 30.

UISH informon infermierët, mamitë, pedagogët infermierë si dhe studentët e infermierisë, mbi mundësinë e pjesëmarrjes në këtë event si lektorë, sipas seksioneve, me punimet e tyre në fushat përkatëse. Të interesuarit kanë mundësinë të dërgojnë punimet e tyre shkencore në format elektronik duke vizituar web-in :

https://www.kongresiiurdhritteinfermierit.com/

Komisioni i Vlerësimit të Punimeve të Kongresit do të vlerësojë punimet e ardhura deri në datë 1 Mars 2018 dhe do të njoftojë lektorët e përzgjedhur për të referuar.  

Pёr informacion tё mёtejshёm në lidhje me detaje dhe informacione të tjera për Kongresin, mund tё vizitoni faqen: https://www.kongresiiurdhritteinfermierit.com/ me udhëzimet përkatëse sipas seksioneve.  

Kjo faqe eshte në përditësim të vazhdueshëm, ndaj vizitojeni herë pas here për tu informuar në kohë për çdo të re.