JA Control Panle

UISH

kongurdhritinfermier-fin

FALENDERIM

Të gjithë infermierëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri!
Të gjithë atyre që kontribuan në organizimin dhe menaxhimin e Kongresit të Parë të UISH!
Këshillit Kombëtar të UISH!
Të gjithë Presidentët Rajonalë, të gjithë Këshillave Rajonalë të UISH!
Të gjithë stafit të UISH!
Të gjithë bashkëpunëtorëve dhe të ftuarve në Kongres!

Organizimi dhe realizimi me sukses i Kongresit të Parë të Infermierëve të Shqipërisë, organizuar në 10 vjetorin e UISH, ishte një event shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë, por për gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Realizimi me sukses i këtij eventi promovues dhe nxitës drejt standarteve evropiane ishte një arritje e madhe për të gjithë. Vetë pjesëmarrja e Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, përshëndetjet e tyre në Kongres, fjalët vlerësuese për këta profesionistë dhe premtimet për më shumë mbështetje dhe motivim për punën heroike që bëjnë në shërbim të njerëzve në nevojë, ia rritën vlerat këtij eventi.

Dita e dytë, e organizuar në katër seksione i shërbeu shumë rritjes së nivelit profesional të rreth 1340 personave pjesëmarrës. Organizim i shkëlqyer, interesi i madh dhe vëmendja e merituar, lektorët e përkushtuar, bënë që ky të jetë një nga eventet më të mira të edukimit në vazhdim . I gjithë ky sukses, është merita e të gjithë infermierëve të Shqipërisë që po ecin shpejt drejt standardeve evropiane, është arritje e UISH, e Këshillit Kombëtar dhe Këshillave Rajonalë, është produkt i bashkëpunimit me Fakultetet e Infermierisë, e kryesisht me Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Tiranë dhe Dekanen e nderuar znj. Tatjana Çina.

Unë si President i UISH, i falenderoj të gjithë për punën dhe mbështetjen në arritjen e këtij suksesi dhe i ftoj të vazhdojmë sëbashku punën, për rritjen e profesionit dhe ngritjen e kujdesit infermieror në standardet e kohës.

Mirënjohje e falenderime të gjithëve!
Me konsideratë!
Presidenti UISH
Sabri Skënderi

Kongresit-i-Pare-i-UISH-09-M
   
Kongresit-i-Pare-i-UISH-01-S Kongresit-i-Pare-i-UISH-02-S
   
Kongresit-i-Pare-i-UISH-03-S Kongresit-i-Pare-i-UISH-08-S
   
Kongresit-i-Pare-i-UISH-07-S Kongresit-i-Pare-i-UISH-04-S
   
Kongresit-i-Pare-i-UISH-05-S Kongresit-i-Pare-i-UISH-06-S
   
 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 13 guests online