JA Control Panle

UISH

RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE NË ORGANET DREJTUESE TË URDHRIT TË INFERMIERIT TË SHQIPËRISË

E-mail Print PDF
RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE NË ORGANET DREJTUESE TË URDHRIT TË INFERMIERIT TË SHQIPËRISË

Zgjedhjet në organet e UISH do të organizohen në zbatim të Ligjit Nr. 9718, datë 19/04/2007, “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin Nr. 10 462, datë 13/09/2011, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9718, datë 19/04/2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë” si dhe në zbatim të Statutit të UISH.

Zgjedhjet do të organizohen në tre faza :
Faza I-rë : Do të bëhet informimi dhe do zgjidhen përfaqësuesit (delegatët) ose anëtarët e Asamblesë Rajonale nëpër institucione dhe distrikte sipas raportit 1/30-35 anëtar të UISH. Çdo përfaqësues i zgjedhur pasi verifikohet në Komisionin e Statutit, Mandatimit dhe Pranimit të Kandidaturave pajiset me mandatin përkatës.  
Me organizimin e zgjedhjeve të përfaqësuesve do të merren përfaqësuesit e institucioneve dhe distrikteve përkatëse, anëtarë në Këshillin Rajonal.  Kandidatët për President të bëjnë fushatë, por nuk duhet të angazhohen në zgjedhjet e përfaqësuesve.

Këshilli Rajonal dërgon listën e përbërjes së Asamblesë Rajonale për përgatitjen e mandateve të përfaqësimit për përfaqësuesit (delegatët). Çdo anëtar i UISH që do të kandidojë për Këshillin Rajonal ose për President duhet të depozitojë kërkesën dhe CV-në pranë Këshillit Rajonal Komisionit të Statutit, Mandateve dhe Pranimit të Kandidaturave. Kandidimet e pranuara do shpallen dhe do vendosen në fletët e votimit sipas mandateve të përcaktuara për çdo distrikt ose institucion shëndetësor. Votimi do të bëhet në Asamblenë Rajonale.  

I nisur nga pozicioni i punës si dhe nga mënyra e organizimit të Këshillit Rajonal kandidatët për President Rajonal duhet të jenë nga institucionet shëndetësore të qytetit qendror, qarku përkatës, pasi do të kryejë detyrën plus detyrës tjetër shtetërore dhe krijon mundësinë e kontaktit më të mirë me anëtarësinë.

Komisioni Rajonal i Statutit, Mandatimit dhe Pranimit të Kandidaturave  do verifikojë dhe listat e përfaqësuesve për në Asamblenë Rajonale. Të gjitha kandidimet e pranuara dërgohen në Këshillin Kombëtar në Tiranë për përgatitjen e mandateve të përfaqësuesve si dhe të fletëve të votimit për anëtar Këshilli apo President.

Faza e II-të : Zhvillimi i Asambleve Rajonale.
  • Asambleja Rajonale zhvillohet në datën e përcaktuar  në kalendarin zgjedhor të miratuar nga Këshilli Kombëtar.
  • Në fillim të Asamblesë mbahet raporti i Komisionit të Mandateve i cili ka verifikuar ato si dhe kandidaturat e pranuara.
  • Mbahet raporti në emër të Këshillit Rajonal  mbi veprimtarinë e tij që nga Asambleja e parë nga Presidenti.
  • Mbahen raportet e Komisioneve të Punës të Këshillit Rajonal.
  • Pyetje diskutime rreth raporteve.
  • Zhvillohen zgjedhjet.
  • Zgjidhet Komisioni i votimit.
  • Zhvillohen votimet.
  • Shpallen fituesit.
  • Bëhet mbyllja e Asamblesë.
Faza III-të: Asambleja Kombëtare e UISH zhvillohet në datën e caktuar kur kanë mbaruar Asambletë Rajonale.
  • Lexohet raporti i Komisionit të Mandateve, të Statutit dhe Pranimit të Kandidaturave për të gjithë Këshilltarët Rajonal si dhe kandidatët për President.
  • Kandidaturat për President  duhet të jenë depozituar dy javë para, dorëzohet një CV dhe  kërkesa pranë këtij Komisioni.
  • Komisioni miraton kandidaturat dhe i shpall ato para Asamblesë si dhe përgatit fletët e votimit duke zbatuar me korrektësi kërkesat e Ligjit dhe të Statutit të UISH.
  • Lexohet raporti në emër të Këshillit Kombëtar nga Presidenti UISH mbi veprimtarinë 5 (pesë) vjeçare të UISH nga Presidenti.
  • Mbahen raportet e Komisioneve të Punës të UISH.
  • Pyetje dhe diskutime.
  • Miratohet përbërja e Këshillit Kombëtar sipas ligjit.
  • Zhvillohen zgjedhjet.
  • Zgjidhet Komisioni i Votimit.
  • Zhvillohen votimet për Presidentin e UISH .
  • Shpallet presidenti i zgjedhur.
  • Mbyllet Asambleja.
  • Këshilli Kombëtar në mbledhjen e parë emëron zv/Presidentin dhe Sekretaren e Përgjithshme.
Përbërja e Këshillit Rajonal :
  • 5-7 (pesë-shtatë) anëtarë.
  • Çdo rreth apo distrikt do të ketë 1-2 përfaqësues sipas numrit të anëtarësisë.
  • Çdo DSHP dhe Spital Rajonal do të ketë një përfaqësues.
  • Rajoni i Tiranës do të ketë 13 anëtarë sipas madhësisë së institucioneve duke përfaqësuar edhe institucionet private.
  • Të gjitha këto të vendosen në Këshillin Rajonal.
  • Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë.
Miratuar me Vendimin Nr. 42, datë 27/12/2012.

Këshilli Kombëtar me Vendim Nr. 43, Datë 27/12/2012
vendosi organizimin e zgjedhjeve në organet drejtuese të UISH sipas kalendarit të mëposhtëm :
Faza e I-rë : 1-20 shkurt   (Informimi i të gjithë anëtarësisë)
Faza e II-të : 20 shkurt-30 prill   (Organizimi i Asambleve Rajonale)
Faza e III-të : 30 prill-20 maj   (Organizimi i Asamblesë Kombëtare)
 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 12 guests online