JA Control Panle

UISH

INFERMIERIA SHQIPTARE DHE AJO EUROPIANE

E-mail Print PDF

Diskutime, mendime dhe ide nga konferenca e Unionit Europian të Urdhrit Profesionalë që zhvilloi punimet në Zagrep dt.26.11.2013)

Unioni Europian i Urdhrit Profesionale (FEPI) zhvilloi një konference  më dt. 26.11.2013 në Zagreb të Kroacisë ku morën pjesë delegacioneve nga Urdhrat e Infermierit nga gjithë vendet europiane mori pjesë dhe një delegacion nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i kryesuar nga Presidenti Z. Sabri Skënderi.
Konferenca u cel nga Presidentja e Unionit Znj. Dragica Simunec njëkohësisht dhe Presidente e Urdhrit Të Infermierëve të Kroacisë. Konferenca u përshëndet  nga  zvënder Ministri   i Shëndetësisë së Kroacisë. Në konferencë mori pjesë dhe përshëndeti dhe Drejtori  i Urdhrave profesionale në BE.

konferenca-Unionit-Europian-UP-03-S konferenca-Unionit-Europian-UP-01-S


Konferenca diskutoi dhe analizoi situatën e kujdesjeve infermierore në vënde të ndryshme Europiane, diskutoj për nivelin profesional të infermierëve si dhe për standartet e formimit profesional në vënde të ndryshme të Europës, diskutoj rreth llojeve të diplomave edhe programeve, njohurive dhe aftësive të profesionistëve të rinjë. U analizuan eksperiencat e përparuara dhe menyrat dhe mundësitë për ti përhapur ato në të gjitha vëndet evropiane. Konferenca arsyetoj se ka ardhrur koha të standardizohen programet dhe diplomat në gjithë Europën duke marrë programet më të mirë dhe me të arrirë profesionisht.
Në konference u fol gjatë për kompetencat e infermierëve në Europë dhe për rritjen e këtyre kompetencave.
Aty u theksua:

  • Kompetencat vijnë nga njohuritë dhe aftësitë
  • Njohuritë vijnë nga formimi i këtyre profesionistëve dhe nga standardi i programit që realizojnë.
  • Aftësitë vijnë nga eksperienca praktike e cdo profesionisti.
  • Niveli i njohurive dhe aftësive praktike të çon në dhënien dhe rritjen e kompetencave të profesionistëve infermierë.
  • Në konferencën u fol për detyrimet e infermierëve si pas pozicionit dhe vëndit të punës ku punojmë. U shtrua detyra për hartimin e fletores detyrave për çdo pozicion pune në institucionet shëndetësore.
  • U fol dhe për sjellin etik-profesionale për mardhëniet infermier – pacient, infermier – mjek, për punën në ekip dhe rolin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve ne dhënien e kujdesit ndaj pacientit.
  • Ne konferencë u parashtrua kërkesa e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë për të qënë antar me të drejta të plota të këtij forumi të rëndësishëm si dhe u parashtruan  nevojat tona për mbështetje dhe bashkëpunimin për ti ngritur kujdesin infermierore në Shqipëri në nivelin e partnerëve europiane.
  • Konferenca dëgjoi me vëmendje raportin e paraqitur nga Presidenti i Urdhrit të Infermierit Z. Sabri Skënderi mbi zhvillimet e Urdhrit të Infermierit mbi reformat dhe arritjet në formimit të profesionisteve të kujdesit si dhe mbi nivelin etik dhe profesional të kujdesit në Shqipëri.
  • Në konference pati pyetje dhe diskutime rreth programeve që ekzistojnë sot në Shqipëri për profesionet e kujdesit për llojet e diplomave dhe emërtesave si dhe për nivelin etiko – profesional të profesionisteve të kujdesit në Shqipëri.
konferenca-Unionit-Europian-UP-02-S konferenca-Unionit-Europian-UP-04-S


Nga të gjitha diskutimet u nxorën edhe konkluzionet përfundimtare me një sërë detyrash për rritjen e kompentecave të infermierëve por dhe për rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.
Sigurisht që ne si Urdhri i Infermierit të Shqipërisë së bashku me institucionet e tjera në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Institucione e vartësisë së saj por jo më pak dhe me Ministrin e Arsimit dhe Sporteve si dhe me të gjitha Fakultete e Infermierisë publike dhe private do hartojmë palne pune për ti cuar nivelet e kujdesit në ato Europiane.
Për të bëre realitet këtë ne kemi caktuar detyrat e meposhteme:

  1. Standartizimi i programeve të formimit në fakultet publike dhe private me përputhje me një nga programet më të mira Europiane.
  2. Standartizimi I emërtesave dhe diplomave sipas udhezimeve të BE.
  3. Krijimi i grupit të punës dhe hartimi i fletores të detyrave (plani të veprimeve) për cdo pozicion pune në  kujdesin infermieror.
  4. Rivlersimi i vazhdushëm i njohurive dhe aftësive në përputhje me kompetencat.
  5. Grupet të përbashkëta pune me administraten e Institucioneve për mbikëqyrjen e kujdesit për zbatimin e kodit etik deontologjik dhe mbi cilësin dhe profesionalizmin në kujdes.
  6. Plane pune dhe aktivitete për edukimin e vazhdueshëm profesional për të rritur cilësinë e kujdesit në nivelin që kërkon koha.

Duke menduar se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me të gjitha këto dhe faktorët do të bëjmë realitet objektivin tonë për të shkuar ne Europë me dinitet profesional.

 

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 14 guests online