JA Control Panle

UISH

Mesazh i presidentit

E-mail Print PDF
Të nderuar kolegë, profesionistë të kujdesit!

Kjo është faqja zyrtare e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. Në këtë faqe do të rifreskoheni herë pas herë, në çdo klikim tuajin, me informacionet më të fundit nga ky institucion. Jam i kënaqur të vlerësoj këtë arritje, pasi bën të mundur thjeshtimin e marrëdhënieve tona profesionale dhe rrit shkallën e ndërveprimit midis nesh.

Kjo faqe ka një rëndësi të veçantë, pasi për të gjithë profesionistët e kujdesit, që këtu do të përcillen informacione në lidhje me eventet më të fundit duke bërë kështu shumë më të thjeshtë pajisjen me dokumenta, informimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të gjithsecilit që e viziton.

Në këtë web do të gjeni legjislacionin e UISH, Kodin Etik-Deontologjik si dhe Statutin  e UISH. Këto janë shumë të rëndësishme për tu njohur më nga afër me funksionimin e institucionit dhe me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë personave që janë anëtarë.

Shpresoj që me përpjekjet tona, t’iu vijmë sa më shumë në ndihmë. E vetmja gjë që kërkohet nga ju, është të klikoni dhe të informoheni nëpërmjet kësaj faqeje.

Unë iu  uroj suksese të gjithëve në ushtrimin e  profesioneve tuaja kaq të rëndësishme dhe kaq humane për shëndetin dhe jetën e njeriut.

PRESIDENTI I UISH
Sabri SKËNDERI
 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 26 guests online