JA Control Panle

UISH

NJOFTIM

E-mail Print PDF

Në datë 9 Shkurt 2018 u zhvillua Mbledhja e Këshillit Kombëtar të UISH në qytetin e Korçës. Këshilli Kombëtar në këtë mbledhje analizoi veprimtarinë e UISH për vitin 2017 si dhe votoi objektivat për vitin 2018. Pas mbajtjes së raporteve vjetore nga Presidenti UISH-së dhe nga Kryetarja e Komisionit të Kontrollit Ekonomiko-Financiar, znj. Alpina Koca, si dhe të Projekt-Buxhetit për 2018 nga Dega Ekonomike. Këshilli diskutoi dhe miratoi Buxhetin e vitit 2017 dhe Projekt - Buxhetin e vitit 2018.

Ndër objektivat e vitit 2018 theksoi :

  • Të përfundojë azhornimi i Regjistrit të UISH, me të gjitha ndryshimet e reja.
  • Të rritet mbikëqyrja në zbatim të Kodit Etik-Deontologjik për profesionistët e kujdesit.
  • Të vazhdojë dhe të rritet numri i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e kujdesit.

Gjithashtu u miratuan shpenzimet dhe tarifat si dhe forma e organizimit të Kongresit të Parë të
Infermierëve në datë 10-11 Maj 2018.
Duke ditur se viti 2018 është 10 vjetori i krijimit të UISH u miratua zhvillimi i disa aktiviteteve
në të gjitha rajonet e vendit.
Si vit zgjedhor, u vendos që zgjedhjet të zhvillohen në periudhën 1 Shtator-Nëntor 2018 sipas
Ligjit dhe Rregullores Zgjedhore në Statutin e UISH të botuar në faqen e UISH.

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 17 guests online