JA Control Panle

UISH

Historiku

E-mail Print PDF
UISH u krijua në bazë të Ligjit nr. 9718, datë 19/04/2007, i cili u dekretua nga Presidenti i Republikës dhe u botua në fletoren zyrtare, numër 54,  në maj 2007.
Në zbatim të ligjit, Ministria e Shëndetësisë organizoi zgjedhjet duke organizuar Asambletë Rajonale dhe zgjedh : Këshillat Rajonal si dhe Asamblenë Kombëtare, duke zgjedhur Këshillin Kombëtar, Presidentin dhe strukturat e tjera të UISH.

Këto zgjedhje zgjatën disa muaj dhe më datën 19 korrik 2008 u zhvillua Asambleja Kombëtare e Irë e UISH ku u zgjodh Këshilli Kombëtar, Presidenti i UISH z. Sabri Skënderi, zv. Presidentë z. Eduard Qazimi dhe znj. Marte Gjyzeli, u zgjodh dhe Sekretari i  Përgjithshëm znj. Mimoza Bima.
Këta persona, Këshilli Kombëtar i ngarkoi me detyrë të organizonin dhe negocionin për organizimin e UISH dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme sipas ligjit në fuqi.

UISH filloi veprimtarinë e saj në tetor 2008. U krijua Bordi Drejtues që filloi nga puna për hartimin e Statutit të UISH dhe të Kodit Etik-Deontologjik të Urdhrit, të cilët u miratuan në Këshillin Kombëtar në datë 08/11/2008. Pas kësaj filloi informimi i gjithë infermierëve me ligjin, Statutin, Kodin Etik-Deontologjik si dhe me Rregulloren e Gjykimit profesional.

Gjithashtu filloi dhe anëtarësimi në UISH, zbatimi i kërkesave të ligjit si dhe zbatimi i Statutit dhe Kodit Etik-Deontologjik.
 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 46 guests online