JA Control Panle

UISH

Udhëzime për autorët

E-mail Print PDF

Për përshtatshmërinë dhe unifikimin e shkrimeve:
Faqja e parë e çdo shkrimi duhet të përmbajë: Titullin e artikullit. Emri
dhe mbiemri i autorit. Adresa e vendit të punës.

  • Hyrje e shkurtër ku të precizohet gjendja aktuale e problemit dhe objektivat e materialit.
  • Një plan në dy sektorë:
    a)    observimet klinike shumë shkurt
    b)    komentet të përqendrohen mbi pikat e veçanta të materialit.
  • Konkluzionet kryesore që dalin.
  • Rekomandimet në përputhje me kushtet aktuale të zhvillimit të Kujdesjeve Infermierore në vendin tonë…
  • Bibliografia jo më tepër se 10 referenca

Ilustrimi  figurativ: foto, figura, tabela jo më tepër se 2 në çdo shkrim.
Bibliografia do të përmbajë tekstet ose artikujt që autori/ja i/e shkrimit do t’i rekomandojë lexuesit për t’u thelluar më tepër në problemin që trajtohet në shkrim.
Përshkrimi i bibliografisë:
Renditja sipas alfabetit të fillohet nga mbiemri p.sh Bach JH, Cuch A....
n.q.s janë grup autorësh do të shënohen dy autorët e parë dhe etj… Të shënohet titulli i plotë i Tekstit, i Artikullit, viti i botimit.
Bibliografia mundësisht t’u referohet botimeve pas viti 1995.
Materiali (në dorëshkrim dhe me mail) duhet të dërgohet një muaj para në redaksi dhe të jetë i përgatitur konform kërkesave të instruksionit.

  • Pas  aprovimit  nga  redaksia  autori  duhet  ta  dërgojë  materialin  e korrigjuar në CD.

Mbi C.D duhen shënuar:
Titulli  i  materialit,  autori  ose  autorët,  adresa,  si  dhe  gjithë  titujt  e
përmbajtjes së materialit.
CD nuk duhet të përmbajë materiale të tjera.
Përvec CD mëmë ku është i gjithë materiali, duhet që çdo shkrim të jetë në CD të vecantë, ku janë të shkruara kërkesat e mësipërme si për CD bazë.

  • Materiali duhet të jetë me spacio 1- single.
  • Të mos ketë spacio kryeradhë TAB.
  • Titujt të jenë vetëm bold ose nomalë.
  • Nuk duhen harruar ë, ç si dhe shenjat e pikësimit.

Bibliografia/Referenca do të shkruhet në Italik dhe asnjëherë në kapital.

  • Fotot duhet të jenë të pastra, profesionale bardhë e zi, po ashtu figurat, tabelat duhet të jenë të pastra, të shoqëruara me legjendën përkatëse. Kopjet origjinale të tyre duhet të sillen në redaksi, krahas materialit.

 do t’u kthehen autorëve pas daljes së numrit të revistës.

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 39 guests online