July 26, 2018 marin

INFORMACION

Për gjithë infermierët shqiptarë që kanë ndjekur në portal dhe në media ankesat e znj. Kalaja për UISH. Kjo është përgjigja e UISH: U informuam nga portali dhe mediat për shqetësimin dhe problemin që ngre znj. Kalaja. Pranë UISH Tiranë, por edhe në nivel kombëtar, nuk kemi ndonjë ankesë ose kërkesë nga znj. Kalaja. Ne u informuam nga portali dhe nga media ku ajo e bëri shqetësimin e vet mediatik. Për ne situata është kjo : znj. Kalaja infermiere në QSUT, anëtare e UISH me Nr. Regjistri 0111843 njëkohësisht dhe Nr. Lejës 1843, aktualisht aktive në sistemin elektronik të UISH, paraqet dokumentet pranë zyrës së UISH Tiranë për riliçensim. Komisioni i Riliçensimit i përbërë nga 3 veta, pasi u njoh me dosjen e saj, arsyetoi se në dosjen e saj ka një formim me kursin një vjeçar sipas Vërtetimit Nr. 432 të vitit 1984, në dosje ka dy diploma me të njëjtin numër 475 me Nr. Amze 173, njëra lëshuar në vitin 2008 dhe tjetra që shkruan diplomuar në vitin 2008, lëshuar në datë 19/03/2010, ka në dosje 3 Leja të Ushtrimit të Profesionit, ku njëra shkruan “Universiteti Kristal” 2008, të tjerat shkruajnë “Universiteti Kristal” 2010. I nisur nga këto probleme, por dhe nga rekomandimet e MASR të vitit 2015, lidhur me diplomat e universiteteve private të lëshuara para akreditimit janë të pavlefshme. Komisioni nuk ia dha licensën  me kursin e ligjshëm për të shmangur keqkuptimet, pasi ajo është e licensuar dhe nuk ka bllokim të lejës, diskutohet vetëm niveli diplomës, por duke mos qënë kompetent për vlefshmërinë e diplomave, iu drejtua MASR me Shkresën Nr. 1425, data 11/06/2018, nga e cila nuk kemi marrë përgjigje. Duke parë se nuk jemi para një problemi, ne në çdo moment i japim Lejën e Ushtrimit të Profesionit me Kursin e ligjshëm që ka, mund t’ia japim edhe me Universitetin Kristal si të parën dhe ta bllokojmë dhe ndryshojmë kur të vijë përgjigja nga MASR.

Të gjitha këto mendime i janë ofruar znj. Kalaja, por ajo nuk ka preferuar komunikimin me ne, por vetëm atë mediatik. Ne vlerësojmë punën dhe eksperiencën e znj. Kalaja e cila ka një sërë trajnimesh të vlerësueshme, brenda dhe jashtë shtetit, ne i kemi ofruar bashkëpunim dhe e kemi angazhuar në veprimtaritë tona.

Në vitin 2012-2015, ajo ka qënë në Komisionet e Punës të UISH, në Komisionin e Provimit si dhe Sekretare për edukimin dhe revistën, ku dhe ka marrë honoraret e caktuara nga Këshilli Kombëtar. Ajo është caktuar si përfaqësuesja e UISH, në grupin e ngritur për programin “Rilindja”, për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Shëndetësisë në vitin 2013. Për ne si UISH dhe mua si President, nuk kam asnjë problem në marrëdhëniet profesionale dhe shoqërore me të n.q.s në ndonjë takim kemi patur mendime të kundërta, kjo për punën dhe të mirën e saj. Lidhur me historitë që e kanë detyruar për shkollë, janë vetëm të saj ne nuk dimë të ketë patur detyrim. Lidhur me kandidimin për President, zgjedhjet janë shpallur, Sabriu sipas Ligjit nuk mund të kandidojë, këto janë të hapura dhe votbesimin e japin infermierët.  E ftojmë sinqerisht t’i kthehet komunikimit dhe zgjidhjes sipas ligjit dhe Statutit të UISH nga organet e UISH të Rajonit Tiranë, e deri në Këshillin kombëtar. Ajo është në të drejtën e saj të kërkojë dhe ne do t’i përgjigjemi gjithmonë në zbatim të rregullave, Ligjit dhe Statutit të UISH.