Për tu regjistruar si praktikant pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë lexoni me vëmendje informacionin e mëposhtëm :
Pas pajisjes me diplomë, të gjithë kandidatët do të bëjnë gati dosjen e tyre personale me dokumentet e mëposhtme dhe do të regjistrohen në qarkun përkatës për realizimin e Praktikës Profesionale me Mbikëqyrje.

Dokumentet e nevojshme janë :

  • Kërkesë për anëtarësim (të cilën e shkruan vet personi i interesuar).
  • Diplomë dhe listë notash të noterizuar.
  • Fotokopje të kartës së identitetit.
  • Pesë fotografi.
  • Një CV.
  • Vërtetimin e Drejtuesit të Praktikës Profesionale (këtë e tërhiqni në momentin kur dorëzoni dosjen pranë zyrës përkatëse dhe e plotësoni te personi që caktohet nga UISH. Personi që plotëson Vërtetimin do t’iu ndjekë gjatë praktikës tuaj).
  • Derdhje në llogari të Urdhrit të Infermierit shumën prej 3 000 lekësh në një nga këto banka :
  • BANKA CREDINS me nr. llogarie 145351
  • BANKA RAIFFEISEN me nr. llogarie 0100927928
  • INTESA SANPAOLO BANK me nr. llogarie 2022930901
  • BANKA TIRANA me nr. llogarie 0130-309114-100
  • BANKA KOMBËTARE TREGTARE me nr. llogarie 416284099

Pas dorëzimit të dosjes kandidatët do të marrin dokumentet e mëposhtme :

  • Librezën e Praktikës Profesionale, e cila përmban në pjesën e parë të saj informacion të përgjithshëm si dhe temat në lidhje me provimin e praktikës profesionale. Në pjesën e tretë të këtij dokumenti bëhen shënimet për çdo ditë të praktikës nga profesionisti që është zgjedhur si mbikëqyrës nga ana e kandidatit. Kjo Librezë pas përfundimit të praktikës, dorëzohet sipas njoftimit që del në faqen e UISH (www.urdhriinfermierit.org) pranë zyrës ku është bërë regjistrimi fillestar së bashku me dokumente të tjera.
  • Karta e identitetit profesional, është një dokument identifikimi profesional e cila mbahet varur në përparëse gjatë ushtrimit të praktikës profesionale.

Të gjithë kandidatët e interesuar për tu regjistruar në praktikë mund të paraqiten pranë zyrave përkatëse të UISH sipas sezoneve të mëposhtme:

Sezonet

Regjistrimi

Praktika

Regjistrimet në VAP

VAP

Provimi i Shtetit AKP

Sezoni I-rë 01-15 Shtator 15 Shtator -15 Dhjetor 10-25 Mars 01-15 Prill 01 – 20 Maj
Sezoni II-të 01-15 Dhjetor 15 Dhjetor -15 Mars 10-25 Mars 01-15 Prill 01 – 20 Maj
Sezoni III-të 01-15 Mars 15 Mars -15 Qershor 10-25 Shtator 01-15 Tetor 15 Nëntor – 10 Dhjetor

Datat e regjistrimit në praktikë mbeten të pandryshuara çdo sezon, por edhe nëse ka ndryshime, njoftimi bëhet nëpërmjet faqes se UISH www.urdhriinfermierit.org. Datat e tjera pësojnë ndryshime ndaj të gjithë të interesuarit duhet të qëndrojnë në kontakt me faqen e UISH për çdo njoftim.