July 3, 2019 marin

KANË ARDHUR LISTAT E FITUESVE NGA QSHA PËR PROFESIONET

Iu njoftojmë që kanë ardhur listat e fituesve nga QSHA për profesionet e mëposhtme:

1. Mami
2. Fizioterapi
3. Teknik Imazherie
4. Teknik Laboratori
5. Logopedi

Secili fitues të dorëzojë pranë zyrës së UISH përkatëse, dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë për antarësim në UISH , me adresën dhe numrin e telefonit;
  2. Fotokopje të noterizuar të Diplomës shoqëruar me listën e notave;
  3. Dy foto (për dokumenta);
  4. Deklaratën e pikëve të fituara në provim;
  5. Mandat pagesën në bankë për UISH ( 6700 LEK).

Kush i ka dorëzuar më parë të sjellë vetëm:

  1. Deklaratën e pikëve të fituara në provim;
  2. Mandat pagesën në bankë për UISH ( 6700 LEK).

Lejet e Ushtrimit të Profesionit do të jenë gati, dy javë pas dorëzimit të këtij dokumentacioni.

Jemi ende në pritje për listën e profesionistëve infermierë. Fituesit mund të dorëzojnë pranë zyrave të UISH ku kanë bërë regjistrimin fillestar, këto dokumenta:

  1. Kërkesë për antarësim në UISH , me adresën dhe numrin e telefonit;
  2. Fotokopje të noterizuar të Diplomës shoqëruar me listën e notave;
  3. Dy foto (për dokumenta);
  4. Deklaratën e pikëve të fituara në provim;
  5. Mandat pagesën në bankë për UISH ( 6700 LEK).

Kush i ka dorëzuar më parë, do të sjellë vetëm:

  1. Deklaratën e pikëve të fituara në provim;
  2. Mandat pagesën në bankë për UISH ( 6700 LEK).

Do të njoftoheni nëpërmjet njoftimeve përkatëse në faqet zyrtare të UISH në rrjete sociale dhe web-in zyrtar se kur do të jenë gati Lejet e Ushtrimit të profesionit.