December 12, 2018 marin

NJOFTIM

Të gjithë infermierëve të Shqipërisë!

Të gjithë anëtarëve të UISH!

Iu bëjmë me dije se Urdhri Infermierit të Shqipërisë i krijuar me Ligjin Nr. 9718 datë 19/04/2007,  ndryshuar me Ligjin Nr. 10 462 datë 13/09/2011,  ndryshuar me Ligjin Nr. 124 datë 25/09/2014 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, kërkon të informojë anëtarësinë e vet se: Përfolja e UISH si institucion që zhvat infermierët apo ku ka korrupsion në bashkëpunim me MSHMS, nxjerrë në portalin e një Shoqate Infermierësh, NUK ËSHTË ASPAK I VËRTETË DHE E HEDHIM POSHTË ME NEVERI.

Kush ka fakte le t’i drejtohet organeve kompetente, mbetemi institucion i hapur dhe transparent për të gjithë anëtarësinë. UISH u ka afruar bashkëpunim të shtatë shoqatave të infermierëve në Shqipëri në zbatim të Ligjit dhe në interes të punonjësve tanë. Kjo shoqatë nuk mund të hedhë baltë mbi UISH që është institucion ligjor e përfaqësues i të gjithë infermierëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Nuk i shton radhët e shoqatës duke ulur emrin e UISH.

Infermierët në të gjithë Shqipërinë na njohin ne, ka dhe disa që iu njohin dhe Ju, por të gjithë njohin UISH. Ne mbetemi të hapur për të gjithë.

Ne jemi me infermierët dhe për infermierët! Si gjithmonë!

UISH