September 13, 2018 marin

NJOFTIM GJITHË INFERMIERËVE DHE ANËTARËVE TË UISH NË SHQIPËRI

UISH informon gjithë anëtarët e vet për të qënë sa më të qartë lidhur me informacione të ndryshme që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në Facebook me emra apo edhe anonimë, pasi UISH nuk përdor këto mjete për komunikim, sqarojmë se:

Ne hedhim poshtë me neveri çdo akuzë dhe hedhje baltë mbi institucionin e UISH, mbi drejtuesit dhe stafin e tij në qëndër dhe në qarqe. Për ne, asnjë gjë nuk është e vërtetë. Kush ka prova t’i çojë në organet e drejtësisë. Gjithkush në prag zgjedhjesh të reja të tregojë vlerat e veta, nuk fitohet duke baltosur të tjerët dhe punën e tyre, nuk bëhesh i besueshëm për masën e infermierëve me shprehjen: “Shpif, shpif, se diçka do mbetet”. Gjithçka është e hapur, jeni të hapur dhe ju se infermierët iu njohin.
Përshëndesim Shoqatën e Infermierëve, për realitetin që shprehin dhe po e botojmë atë në faqen tonë. Jo se është në interesin tonë, por sepse është realitet. Mundësinë për të hapur 10 adresa Facebook-u anonime e ka kushdo dhe duket sa mbështetet. Duke mbështetur vetëm veten, ai i vetëm do të mbetet prapë.

UISH