June 11, 2019 marin

NJOFTIM – NË ZBATIM TË VENDIMIT NR. 149 TË KËSHILLIT KOMBËTAR

Në zbatim të  Vendimit Nr. 149 të Këshillit Kombëtar “Për mbështetjen e anëtarëve në plotësimin e krediteve në programin e ricertifikimit në edukimin në vazhdimin”, UISH ka vendosur të zhvillojë aktivitete pa pagesë në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë Bashkitë e  Shqipërisë me tematika të nxjerra nga studimi i nevojave në fushën e kujdesit infermieror.

Për këtë të gjithë ata që kanë mungesë kreditesh të drejtohen pranë zyrave të UISH në Qarqe dhe Përfaqësuesëve të UISH në ish rrethet përkatëse të lënë numrin e telefonit dhe të krijojnë lidhje për të marrë pjesë në këto aktivitete.

UISH do të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme me trajnime për rritjen e nivelit profesional dhe cilësisë së kujdesit.

Mos humbni rastin të jeni pjesë e këtyre aktiviteteve.

U.I.SH