May 17, 2019 marin

AKTIVITET PЁR PROFESIONISTËT TEKNIK LABORATORI

Tё nderuar kolegё!
Urdhri i Infermierit tё Shqipёrisё nё bashkёpunim me tё gjithё profesionistët teknikё laboratori, si pjesё pёrbërёse e kёtij Urdhri dhe pjesё e rёndësishme e sistemit shёndetësor ka menduar të organizojë një konferencë për këta profesionistë. Duke pasur parasysh nevojën për kujdes të specializuar nga ky profesion, UISH fton tё gjithё profesionistёt e kёtij profesioni me nivel të lartë të njohurive teorike dhe aftësive praktike nё kёtё fushё, tё japin kontributin e tyre pёr organizimin e kёsaj konference.

Programi konsiston në përfshirjen e temave me karakter profesional dhe shkencor, për të ndarë mes kolegësh gjetjet kërkimore, njohuritë praktike dhe përvojat lidhur me kujdesin ndaj pacientit.
Ne parashikojmë interes dhe iu ftojmë të bëheni pjesëmarrës duke dërguar materialet tuaja (mundësisht në powerpoint), pasi kjo konferencё specifike mbi laboratorin do të jetë një rast i mirë për të pasuruar njohuritë dhe përvojën rreth zhvillimeve më të fundit në kёtё fushё. Afati për të dërguar temat është deri në datën 5 Qershor 2019.

Temat tuaja mund t’i dërgoni nё adresën elektronike të Urdhrit tё Infermierit si më poshtë:
Email: uish_albania@yahoo.com