February 12, 2019 marin

NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PËR VAP PRILL 2019

Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se në datë 12-13-15 Mars 2019, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Prill 2019. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme :

  1. Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  4. Librezën e Praktikës (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).

Provimi VAP do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019,  por për datat e sakta për secilin person që dorëzon librezën, duhet të kontrolloni faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (dmth direkt pasi kanë fituar VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.

 

Iu urojmë suksese!

UISH