August 10, 2018 marin

NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PËR VAP TETOR 2018

Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se në datë 20 dhe 21 Shtator 2018, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Tetor 2018. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme :

  1. Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  4. Librezën e Praktikës.

Datat e realizimit të VAP do të jenë nga data 15-25 Tetor 2018, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (dmth direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.

Iu urojmë suksese!
UISH