July 29, 2019 marin

DORËZIMI I LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PËR VAP TETOR 2019

Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se nga data 28 Gusht deri në 3 Shtator 2019, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP Tetor 2019. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim të gjithë, kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme :

  1. Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  4. Librezën e Praktikës.

Datat e realizimit të VAP do të jenë nga data 07-15 Tetor 2019, për më shumë do të qëndroni në kontakt me faqen e UISH online. Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë (dmth direkt pas kalimit të VAP) regjistrohet automatikisht për Provim Shteti.

Iu urojmë suksese!

UISH