July 9, 2019 marin

NJOFTIM PËR FITUESIT E INFERMIERISË SEZONI MAJ 2019

Ju njoftojmë që kanë ardhur listat e fituesve nga QSHA për profesionin e Infermierisë. Secili fitues të dorëzojë pranë zyrës së UISH përkatëse, dokumentacionin si më poshtë:

– Kërkesë për antarësim në UISH , me adresën dhe numrin e telefonit;
– Fotokopje të noterizuar të Diplomës shoqëruar me listën e notave;
– Dy foto (për dokumenta);
– Deklaratën e pikëve të fituara në provim;
– Mandat pagesën në bankë për UISH ( 6700 LEK).

Për aplikantët të cilët i kanë dorëzuar më parë këto dokumenta të sjellin vetëm:

  • Deklaratën e pikëve të fituara në provim;
  • Mandat pagesën në bankë për UISH ( 6700 LEK).

Lejet e Ushtrimit të Profesionit do të jenë gati, dy javë pas dorëzimit të këtij dokumentacioni.