June 19, 2019 marin

NJOFTIM PËR FITUESIT E PROVIMIT TË SHTETIT TË SEZONIT MAJ – QERSHOR 2019

Njoftohen të gjithë fituesit e Provimit të Shtetit për sezonin Maj – Qershor 2019 të drejtohen pranë zyrave të UISH në Qarqet përkatëse për tu pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit.

Të dorzojnë pranë tyre:

  1. Kërkesë për antarësim në UISH , me adresën dhe numrin e telefonit;
  2. Fotokopje të noterizuar të Diplomës shoqëruar me listën e notave;
  3. Dy foto (për dokumenta);
  4. Deklaratën e pikëve të fituara në provim;
  5. Mandat pagesën në bankë për UISH ( 6700 LEK).

Me dorëzimin e këtyre dokumentave brenda dy javëve do të lajmërohen për të tërhequr Lejen e Ushtrimit të Profesionit në zyrat e UISH në Qark.