August 26, 2019 marin

NJOFTIM PËR FOTOT QË DO TË DORËZOHEN PËR TU REGJISTRUAR NË PRAKTIKË PROFESIONALE

Për arsye se kemi vënë re foto me përmasa jo të përshtatshme dhe foto me dukje jo të përshtatshme në dosjet e disa profesionistëtëve, do t’iu kërkonim që fotot që do të përzgjidhni për t’i përfshirë në dosjen që do të dorëzoni në zyrat e UISH për tu regjistruar për praktikën profesionale tre mujore me mbikëqyrje, të jenë serioze dhe t’i përshtaten përmasave të fotove që përdoren për dokument.

Këto foto, janë të njëjtat që do të përdoren edhe në dokumentin e Lejës së Ushtrimit të Profesionit në momentin kur do t’i keni kaluar me sukses të gjitha etapat, ndaj ju lutemi kushtojini vëmëndjen e duhur, për të patur dhe një prezantim sa më serioz.

Faleminderit për mirëkuptimin!

UISH