August 10, 2018 marin

NJOFTIM PËR KONFIRMIMET E PJESËMARRJES NË PROVIM SHTETI NËNTOR 2018

Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se në datë 17/18/19 Shtator 2018, bëhen regjistrimet për të gjithë ata që janë përsëritës të Provimit të Shtetit duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm :

  1. Një kërkesë ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në Provim Shteti. Në rast se konstatohet që keni deklaruar gabim, penalizoheni duke u skualifikuar nga e drejta për të dhënë provimin këtë sezon. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje e diplomës dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.

 Iu urojmë suksese!

UISH