February 12, 2019 marin

NJOFTIM PËR SEZONIN E RI TË REGJISTRIMEVE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE ME MBIKËQYRJE SEZONI MARS 2019 PËR QARKUN TIRANË

Iu njoftojmë se Urdhri i Infermierit të Shqipërisë vazhdon aktivitetin e tij në të njëjtën vendndodhje si më parë, por hyrja për në institucion bëhet nëpërmjet Q SH Nr. 4. Për këtë arsye, regjistrimet për praktikë për Qarkun Tiranë, do të zhvillohen sipas planifikimit të mëposhtëm për të mos krijuar probleme dhe vështirësi në shërbimin ndaj pacientëve të Q SH Nr. 4.

Në datat 1-4-5-6 Mars 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë infermierët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Në datën 7 Mars 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë teknikët e imazherisë dhe teknikët e laboratorit që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Në datën 8 Mars 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë mamitë dhe logopedët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Në datën 11 Mars 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë fizioterapeftët që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Për dokumentat që ju duhet të dorëzoni, iu lutem referojuni link-ut :

http://urdhriinfermierit.org/informacion-per-praktikantet/

Do t’iu luteshim të shpërndanit këtë informacion me të gjithë të interesuarit, pasi regjistrimet do të zhvillohen në mënyrë strikte vetëm sipas këtyre datave, nuk ka regjistrime në një profesion nëse data e tij ka kaluar.

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në qarqet e tjera, të interesohen pranë zyrave në qendër qark ose të kontaktojnë me përfaqësuesit e UISH në çdo rreth.

Iu falenderojmë për mirëkuptimin!

UISH