August 9, 2018 marin

NJOFTIM

Këshilli Kombëtar i UISH në zbatim të Ligjit Nr. 9718 datë 19/04/2007, ndryshuar me Ligjin Nr. 10 462 datë 13/09/2011, ndryshuar me Ligjin Nr. 124 datë 25/09/2014 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, shpall fushatën e zgjedhjeve për organet e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.
Fushata e zgjedhjeve fillon në datë 30/08/2018 dhe zhvillohet sipas Ligjit dhe Statutit të UISH, Neni 43 “Organizimi i zgjedhjeve”.
Data 30 Gusht – 8 Shtator (10 ditë). Informimi i gjithë anëtarësisë për zgjedhjet e reja në organet e UISH. Njohja me kalendarin e zgjedhjeve. Zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë Rajonale bëhet sipas Vendimit të Këshillit Kombëtar Nr. 134, datë 07/06/2018, 1/25, pra 25 anëtarë të UISH sipas shërbimeve dhe institucioneve, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Rajonale në të gjitha institucionet publike dhe private ku punojnë anëtarët e UISH. Numri i mandateve dhe shpërndarja e tyre sipas institucioneve 1/25 bëhet nga Këshilli Rajonal i UISH.
Asambleja Rajonale përbëhet nga anëtarët e zgjedhur nga infermierët dhe anëtarët e Këshillit Rajonal ekzistues sipas Vendimit të Këshillit Kombëtar Nr. 134, datë 07/06/2018, të cilët japin llogari para Asamblesë dhe janë anëtarë me të drejta të plota në Asamble.
10 Shtator – 21 Shtator. Organizohen zgjedhjet e pёrfaqësuesve tё infermierëve pёr anëtarё Asambleje tё UISH sё Qarkut. Zgjedhjet e tyre organizohen dhe mbikëqyren nga pёrfaqësuesit e UISH tё Qarkut dhe drejtues tё institucioneve pёrkatёse sipas raportit 1/25. Emrat e kandidatёve pёrfaqësues dёrgohen pranё Kёshillit Rajonal pёr pёrgatitjen e Mandateve me tё cilёt do tё pajisen pёr tё marrё pjesё nё Asamblenё Rajonale. Kandidatët që dëshirojnë të jenë anëtarë të Këshillave Rajonalë, Presidentë dhe zv/Presidentë të UISH, paraqesin pranë Këshillave Rajonalë kërkesën bashkë me CV-në dhe fotokopjen e librezës së punës. Në datë 21 Shtator 2018 mbyllen kandidimet.

21-25 Shtator. Komisioni i Statutit dhe Pranimit të Kandidaturave nё Qark vlerëson aplikimet në bazë të Ligjit dhe Statutit sipas kritereve të përcaktuara dhe shpallin kandidaturat sipas mandateve për çdo institucion sipas përbërjes për çdo Këshill Rajonal. Kandidaturat e pranuara dorëzohen pranë Këshillit Kombëtar për përgatitjen e fletëve të votimit. Kandidatët për President, zv/President dhe Sekretar të Këshillit Rajonal, dalin nga anëtarët e Këshillit dhe votohen me votim të fshehtë në Këshill.

Nga data 1 Tetor 2018 deri në 15 Nëntor 2018 (12 Asamble nga dy çdo javë sipas kalendarit zgjedhor të miratuar nga Këshilli Kombëtar).

16 Nëntor 2018 – 20 Nëntor 2018. Të gjithë ata që duan të konkurojnë për organet qëndrore të UISH, anëtarë të Këshillit Kombëtar, President, zv/President paraqesin pranë Këshillit Kombëtar: Kërkesën, CV-në dhe librezën e punës për vjetërsinë në profesion. Në 20 Nëntor mbyllen kandidimet.

21 Nëntor. Komisioni i Statutit dhe Pranimit të Kandidaturave pranë Këshillit Kombëtar mblidhet dhe shpall kandidaturat që do të paraqiten në Asamblenë Kombëtare të UISH për anëtar Këshilli, Presidentët e zv/Presidentët, jo më shpejt se 10 ditë nga Asambleja Kombëtare.

Në datë 5 Dhjetor. Zhvillohet Asambleja Kombëtare e cila zgjedh 5 anëtarë për Këshillin Kombëtar si më poshtë :
• Dy anëtarë nga Qarku Tiranë,
• Një anëtarë nga Qarku Fier,
• Një anëtarë nga Qarku Elbasan,
• Si dhe një anëtarë nga Qarku Korçë.
Si qarqet me numrin më të madh të anëtarësisë.

Pas mbledhjes së Asamblesë, mblidhet Këshilli i Ri Kombëtar dhe zgjedh me votim të fshehtë sipas kandidaturave Presidentin dhe zv/Presidentin. Në mbledhjen e radhës Këshilli emëron dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Të gjitha procedurat do të jenë transparente, votimet do të jenë të fshehta, kandidaturat do të shpallen në kohën e duhur. Asamblesë i prezantohen në drekën e organizuar, të zgjedhurit e rinj.
Për çdo sqarim drejtohuni në faqen e UISH www.urdhriinfermierit.org dhe do të merrni përgjigjen në kohë si dhe referojuni Ligjit dhe Statutit të UISH.