October 30, 2019 marin

Panairi i librit

Më datat 13-16 Nëntor do të zhvillohet “Panairi i Librit” , në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

UISH duke e konsideruar këtë aktivitet si një mundësi  më shumë për promovimin e figurës së infermierit dhe rolit të tij në jetën profesionale dhe sociale ka vendosur që të marrë pjesë në këtë aktivitet , nëpërmjet rezervimit të një hapësire për të promovuar botimet e infermierëve.

Këto botime mund të jenë botime në fushën e mjekësisë ose letrare.

Ju bëjmë thirrje të shfrytëzoni këtë mundësi për të promovuar profesionin dhe veten tuaj.

Kjo thirrje i drejtohet cdo antari të Urdhrit të infermierit , pedagogëve të Fakulteteve të Shkencave të Mjekësisë.

Nëse jeni të interesuar  të bëheni pjesë e kësaj nisme , ju lutem të na kontaktoni në adresën  uish_albania@yahoo.com deri më datë 10.11.2019.

Faleminderit!