November 19, 2019 marin

PRAKTIKA PROFESIONALE ME MBIKËQYRJE DHJETOR 2019

Njoftim për sezonin e ri të regjistrimeve për Praktikën Profesionale me Mbikëqyrje sezoni Dhjetor 2019. Urdhri i Infermierit iu informon se rregjistrimet për praktikën tre mujore me mbikëqyrje do të zhvillohen sipas planifikimit të mëposhtëm:

Në datën 2 -3 Dhjetor 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë  fizioterapeftët, që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Në datën 4 Dhjetor 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë teknikët e imazherisë dhe teknikët e laboratorit.

Në datën  5 Dhjetor 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë mamitë dhe logopedët .

Nga data 06-11 Dhjetor 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë infermierët.

Për dokumentat që ju duhet të dorëzoni, iu lutem referojuni link-ut :

http://urdhriinfermierit.org/new/informacion-per-praktikantet/

J’u bëjmë me dije se në momentin e dorëzimit të dokumentave praktikanti duhet të ketë të plotësuar kartelën e rregjistrimit ( shkarko këtu) dhe kërkesën e antarësimit (shkarko këtu) .

Do t’iu luteshim të shpërndanit këtë informacion me të gjithë të interesuarit, pasi regjistrimet do të zhvillohen në mënyrë strikte vetëm sipas këtyre datave, nuk ka regjistrime në një profesion nëse data e tij ka kaluar.

Iu falenderojmë për mirëkuptimin!

UISH