July 29, 2019 marin

PRAKTIKA PROFESIONALE ME MBIKËQYRJE SHTATOR 2019

Njoftim për sezonin e ri të regjistrimeve për Praktikën Profesionale me Mbikëqyrje sezoni Shtator 2019. Urdhri i Infermierit iu informon se rregjistrimet për praktikën tre mujore me mbikëqyrje do të zhvillohen sipas planifikimit të mëposhtëm:

Në datën 2 Shtator 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë mamitë dhe logopedët, që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Në datën 3 Shtator 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë teknikët e imazherisë dhe teknikët e laboratorit, që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Në datën  4 dhe 6 Shtator 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë fizioterapeftët, që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Nga data 09-13 Shtator 2019, nga ora 900-1200, do të paraqiten për të dorëzuar dosjet e tyre të gjithë infermierët, që interesohen për ta filluar praktikën këtë sezon.

Për dokumentat që ju duhet të dorëzoni, iu lutem referojuni link-ut :

http://urdhriinfermierit.org/new/informacion-per-praktikantet/

Do t’iu luteshim të shpërndanit këtë informacion me të gjithë të interesuarit, pasi regjistrimet do të zhvillohen në mënyrë strikte vetëm sipas këtyre datave, nuk ka regjistrime në një profesion nëse data e tij ka kaluar.

Iu falenderojmë për mirëkuptimin!

UISH