INFORMACION

Jeni të interesuar për të botuar punimet tuaja shkencore në Revistën Profesionistët e Shëndetit?
Revista botohet 3 herë në vit. Artikulli i plotë duhet të dërgohet në adresën e emailit (uish_albania@yahoo.com)
Autorët janë përgjegjës për anën shkencore të materialeve që paraqesin dhe për redaktimin gjuhësor të tekstit. Nuk lejohet plagjiatura dhe do t’i raportohet autorit. Konkluzionet duhet të dalin nga rezultatet e studimit.

Struktura e artikullit:

1. Artikulli duhet të jetë i formatuar në format A4, në MS Word 2007. Shkrimi i permbajtjes duhet të jetë Times New Roman me font 10., single line.
2. Titulli përgjithshëm shtypet me germa KAPITALE me font 12 dhe me bold.
Titulli, autori(t), adresat dhe 1 foto profili vendosen në qendër.
Titulli, gjithë titujt dhe nëntitujt e nënndarjeve shtypen me bold.
3. Artikulli i formatuar sipas këtyre udhëzimeve, bashkë me tabelat, figurat dhe fotografitë nuk duhet të kalojnë 5-6 faqe.

Artikulli duhet të përmbajë këto nënndarje:

  • Titullin,
  • Autorin(ët) në një rresht, një foto të autorit.
  • Adresën(at) përkatëse korresponduese (përfshirë e-mail, si dhe kush mban lidhjet me Redaksinë) në rreshta të veçantë.
  • Abstraktin (jo më shumë se 200 fjalë ose 20 rreshta) në shqip.
  • Fjalët kyçe (jo më shumë se pesë),
  • Hyrja.
  • Materiali dhe metodat.
  • Rezultatet.
  • Diskutimet.
  • Konkluzionet.
  • Literatura/ Bibliografia/sitografia.

4. Nga ana gramatikore kërkohet që të gjitha tekstet duhet të jenë të shkruara me germat “ë” dhe “ç” të alfabetit, mundësisht me sa më pak gabime ortografike, hapësirat midis fjalëve vendosen gjithmonë pas shenjave të pikësimit dhe jo para tyre.

5. Citimet e literaturës duhet të bëhen duke përdorur emrin e autorit/autorëve, titullin e plotë, shtëpia botuese dhe faqet, si më poshtë:

  • Dev SP, Hillmer MD, Ferri M. Arterial puncture for blood gas analysis. N Engl J Med. 2011; 364:e7.
  • Ackley B, Ladwig G, Sëan BA, Tucker SJ. Evidence-based nursing care guidelines. St.Louis: Mosby Elsevier, 2008.
  • American Society for Pain Management Nursing. Core Curriculum for Pain Management Nursing, (2nd ed.; B. St. Marie, Ed.) Dubuque IA: Kendall Hunt Publishing, 2010

Kujtesë: Pranohen vetëm artikujtë e saktë dhe të plotë.

Ato diskutohen për recensë në Mbledhjen e parë të Kolegjumit Redaksional.
Autori përgjegjës informohet nga Kolegjiumi kur Dorëshkrimi ka nevojë për përmirësime ose plotësime të mëtejshme.