Këshilli Kombëtar i UISH në zbatim të Ligjit Nr. 9718 datë 19/04/2007, ndryshuar me Ligjin Nr. 10 462 datë 13/09/2011, ndryshuar me Ligjin Nr. 124 datë 25/09/2014 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, shpall fushatën e zgjedhjeve për organet e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.
Fushata e zgjedhjeve fillon në datë 30/08/2018 dhe zhvillohet sipas Ligjit dhe Statutit të UISH, Neni 43 “Organizimi i zgjedhjeve”.
Data 30 Gusht – 8 Shtator (10 ditë). Informimi i gjithë anëtarësisë për zgjedhjet e reja në organet e UISH. Njohja me kalendarin e zgjedhjeve. Zgjedhja e anëtarëve të Asamblesë Rajonale bëhet sipas Vendimit të Këshillit Kombëtar Nr. 134, datë 07/06/2018, 1/25, pra 25 anëtarë të UISH sipas shërbimeve dhe institucioneve, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Rajonale në të gjitha institucionet publike dhe private ku punojnë anëtarët e UISH. Numri i mandateve dhe shpërndarja e tyre sipas institucioneve 1/25 bëhet nga Këshilli Rajonal i UISH.(MORE…)

Berati 1 Tetor 2018
Dibra 4 Tetor 2018
Durrësi 6 Nëntor 2018
Elbasani 15 Nëntor 2018
Fieri 9 Tetor 2018
Gjirokastra 8 Tetor 2018
Korça 9 Nëntor 2018
Kukësi 25 Tetor 2018
Lezha 2 Nëntor 2018
Shkodra 30 Tetor 2018
Tirana 19 Tetor 2018
Vlora 15 Tetor 2018

Në datë 21 Nëntor 2018 shpallen kandidaturat për Këshillin Kombëtar për President dhe zv/President. Në datë 5 Dhjetor, Asambleja Kombëtare.

Kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të Këshillave Rajonale.

Anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe të Këshillave Rajonale zgjidhen infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e më të aftë profesionalisht, bazuar në këto kritere:
1. Të jenë shtetas shqiptarë.
2. Të kenë mbi 5 vjet të regjistruar në Urdhrin e Infermierit, me Lejë aktive pa shkëputje nga UISH.
3. Të kenë shfaqur korrektësi në zbatimin e normave, ligjeve dhe rregullave të jetës shoqërore si dhe në komunikimin me publikun, pacientët, kolegët dhe me drejtuesit.
4. Aktivizimi në veprimtari studimore, grada, titulli shkencor, veprimtaria pedagogjike dhe veprimtari publikuese shëndetësore përbëjnë përparësi.
5. Të ketë pjesëmarrje sa më aktive në veprimtari social-shëndetësore me bashkësinë e infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e.
6. Të mos ketë kryer vepra penale si dhe gjatë 5 vjetëve të fundit të mos jetë ndëshkuar për shkelje të ushtrimit të profesionit.

Ligji Nr. 9718, datë 19/04/2007, ndryshuar me Ligjin Nr. 10 462 datë 13/09/2011, ndryshuar me Ligjin Nr. 124 datë 25/09/2014 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”.

NENI 9/1
PRESIDENTËT E URDHRIT

1. Presidentët e Urdhrit zgjidhen me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar dhe Këshillat Rajonalë të Urdhrit ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturash alternative.
2. Këshilli Kombëtar zgjedh Presidentin e Urdhrit të Infermierit, me mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij.
3. Këshillat Rajonalë zgjedhin Presidentët e Këshillave Rajonalë. Mandati i tyre është 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
4. Kandidaturat për Presidentë të Urdhrit të Infermierit duhet të përmbushin këto kritere:
a) Të jenë jo më shumë se në moshën e daljes në pension në momentin e zgjedhjes;
b) Të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë në profesion;
c) Të kenë përvojë dhe të dhëna të besueshme për aftësi komunikimi, organizuese e drejtuese;
ç) Të mos kenë marrë masa ndëshkimore disiplinore në 5 vitet e fundit;
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale.
5. Funksioni i Presidentëve të Urdhrit të Infermierit është i papajtueshëm me funksione të tjera administrative, shtetërore apo politike.

RREGULLORJA ZGJEDHORE

NENI 43 I STATUTIT TË UISH

Organizimi i zgjedhjeve për Këshillat në shkallë rajonale dhe kombëtare

1. Zgjedhjet për këshillat në shkallë rajonale dhe kombëtare organizohen sipas një rregullore të veçantë të miratuar nga Këshlli Kombëtar, bazuar në ligjin për Urdhrin e Infermierit dhe në këtë statut.
2. 90 ditë para organizimit të Asamblesë Kombëtare shpallen zgjedhjet, bëhet informimi i gjithë anëtarësisë, organizohen zgjedhjet e përfaqësuesve (delegatëve) sipas numrit të përfaqësimit 1/25. Organizohet Asambleja Rajonale dhe pastaj Asambleja Kombëtare për zgjedhjen e Këshillit Rajonal e atë Kombëtar.
3. Krijohen Komisionet Zgjedhore të organeve të zgjedhjeve nga Këshillat Rajonalë dhe Këshilli Kombëtar. Pranë tyre krijohen Komisionet për Pranimin e Kandidaturave sipas Statutit të UISH, 10 ditë para Asamblesë shpallen kandidaturat.
4. Zgjedhjet në organet e UISH do të organizohen në zbatim të Ligjit Nr. 9718, datë 19/04/2007, “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin Nr. 10 462, datë 13/09/2011, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9718, datë 19/04/2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Ligjin Nr. 124/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9718, datë 19/04/2007” si dhe në zbatim të Statutit të UISH. Zgjedhjet shpallen tre muaj para, periudhë kjo, e mjaftueshme për informimin dhe organizimin e tyre në nivel kombëtar. Shpallja dhe organizimi bëhet me Vendim të Këshillit Kombëtar jo më vonë se 30 ditë nga data e mbarimit të mandatit.

Përbërja e Këshillave Rajonal:

 5-9 (pesë-nëntë) anëtarë.
 Çdo rreth apo distrikt do të ketë 1-2 përfaqësues sipas numrit të anëtarësisë.
 Çdo DSHP dhe Spital Rajonal do të ketë jo më pak se një përfaqësues.
 Rajoni i Tiranës do të ketë 13 anëtarë sipas madhësisë së institucioneve duke përfaqësuar edhe institucionet private.
 Të gjitha këto të vendosen në Këshillin Rajonal.

Këshilli Kombëtar përbëhet nga 25 veta : Presidenti, zv/Presidenti, 12 Presidentët Rajonalë, 5 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja dhe 6 përfaqësues të institucioneve sipas ligjit.

Zgjedhjet do të organizohen në tre faza :
Faza Irë (një muaj ose 30 ditë): Do të bëhet informimi dhe do zgjidhen përfaqësuesit (delegatët) ose anëtarët e Asamblesë Rajonale nëpër institucione dhe distrikte sipas raportit 1/25 anëtarë të UISH. Çdo përfaqësues i zgjedhur pasi verifikohet në Komisionin e Statutit, Mandatimit dhe Pranimit të Kandidaturave pajiset me mandatin përkatës.
Me organizimin e zgjedhjeve të përfaqësuesve do të merren përfaqësuesit e UISH në institucionet e në distriktet përkatëse, anëtarë në Këshillin Rajonal. Kandidatët për President të bëjnë fushatë, por nuk duhet të angazhohen në zgjedhjet e përfaqësuesve dhe në Komisionet Zgjedhore.

Këshilli Rajonal dërgon listën e përbërjes së Asamblesë Rajonale për përgatitjen e mandateve të përfaqësimit për përfaqësuesit (delegatët). Çdo anëtar i UISH që do të kandidojë për Këshillin Rajonal ose për President duhet të depozitojë kërkesën dhe CV-në pranë Këshillit Rajonal (Komisionit të Statutit, Mandateve dhe Pranimit të Kandidaturave). Kandidimet e pranuara do shpallen dhjetë ditë para zgjedhjeve pranë zyrave të UISH Rajonale dhe do vendosen në fletët e votimit sipas mandateve të përcaktuara për çdo distrikt ose institucion shëndetësor.
Votimi do të bëhet në Asamblenë Rajonale.

I nisur nga pozicioni i punës si dhe nga mënyra e organizimit të Këshillit Rajonal kandidatët për President Rajonal duhet të jenë nga institucionet shëndetësore të qytetit qendror, qarku përkatës, pasi do të kryejë detyrën plus detyrës tjetër shtetërore dhe krijon mundësinë e kontaktit më të mirë me anëtarësinë.

Komisioni Rajonal i Statutit, Mandatimit dhe Pranimit të Kandidaturave do verifikojë dhe listat e përfaqësuesve për në Asamblenë Rajonale. Të gjitha kandidimet e pranuara shpallen dhe dërgohen në Këshillin Kombëtar në Tiranë dhjetë ditë para zhvillimit të asamblesë për përgatitjen e mandateve të përfaqësuesve si dhe të fletëve të votimit për anëtar Këshilli apo President.

Faza e IItë (45 ditë ose një muaj e gjysëm): Zhvillimi i Asambleve Rajonale.

 Asambleja Rajonale zhvillohet në datën e përcaktuar në kalendarin zgjedhor të miratuar nga Këshilli Kombëtar jo më parë se dhjetë ditë nga shpallja e kandidaturave.
 Në fillim të Asamblesë mbahet raporti i Komisionit të Mandateve i cili ka verifikuar ato si dhe kandidaturat e pranuara.
 Mbahet raporti në emër të Këshillit Rajonal mbi veprimtarinë e tij që nga Asambleja e parë nga Presidenti.
 Mbahen raportet e Komisioneve të Punës të Këshillit Rajonal.
 Pyetje diskutime rreth raporteve.
 Zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Rajonal.
 Zgjidhet Komisioni i votimit.
 Zhvillohen votimet.
 Shpallen fituesit e Këshillit Rajonal.
 Bëhet mbyllja e Asamblesë.
 Këshilli Rajonal në mbledhjen e parë zgjedh Presidentin, zv/Presidentin dhe emëron Skretarin e Këshillit. Ndiqet forma e votimit të fshehtë për kandidatët e propozuar dhe pranuar më parë nga Komisioni i Kandidaturave.

Faza IIItë (pesëmbëdhjetë ditë): Asambleja Kombëtare e UISH përbëhet nga tërësia e Këshillave Rajonalë dhe Këshilli Kombëtar. Ajo zhvillohet në datën e caktuar kur kanë mbaruar Asambletë Rajonale. Pesë ditë pas përfundimit të tyre dhe dhjetë ditë para zhvillimit të saj shpallen kandidaturat për Këshillin Kombëtar për President dhe për zv/President. Asambleja zhvillohet me këtë rend dite:

 Lexohet raporti i Komisionit të Mandateve, të Statutit dhe Pranimit të Kandidaturave për të gjithë Këshilltarët Rajonal si dhe për Presidentët e zgjedhur të rajoneve dhe kandidaturat e pranuara për anëtar Këshilli, për President dhe zv/President.
 Kandidaturat për President, zv/President dhe anëtar Këshilli duhet të jenë depozituar dy javë para, dorëzohet një CV dhe kërkesa pranë këtij Komisioni.
 Komisioni miraton kandidaturat dhe i shpall ato para Asamblesë si dhe përgatit fletët e votimit duke zbatuar me korrektësi kërkesat e Ligjit dhe të Statutit të UISH.
 Lexohet raporti në emër të Këshillit Kombëtar nga Presidenti UISH mbi veprimtarinë 5 (pesë) vjeçare të UISH.
 Mbahen raportet e Komisioneve të Punës të UISH.
 Pyetje dhe diskutime.
 Zhvillohen zgjedhjet për pesë anëtarët e Këshillit Kombëtar, kandidaturat e ardhura nga ato qarqe që ka caktuar Këshilli Kombëtar, 2 Tirana, 1 Fieri, 1 Elbasani, 1 Korça.
 Zgjidhet Komisioni i Votimit.
 Zhvillohen votimet për anëtar Këshilli.
 Shpallen rezultatet.
 Miratohet përbërja e Këshillit Kombëtar sipas ligjit dhe dokumentacioni i zgjedhjeve Rajonale.
 Mbyllet Asambleja.
 Këshilli Kombëtar në mbledhjen e parë zgjedh Presidentin, zv/Presidentin dhe në mbledhjen e radhës emëron Sekretarin e Përgjithshëm. Ndiqet forma e votimit të fshehtë për kandidatët e propozuar dhe pranuar më parë nga Komisioni i Kandidaturave për Presidentët.
 Shpallet fitues ai që fiton 50+1 të votave. Në rast se nuk ka fitues, përsëritet votimi me dy kandidatura me më shumë vota. Fiton ai që merr shumicën e votave.

5. Këshillat Rajonale dhe Këshilli Kombëtar shfuqizohen ditën e përfundimit të zgjedhjeve në Asamblenë Kombëtare.
6. Presidentët Rajonalë shfuqizohen 10 ditë pas Asamblesë Kombëtare duke dorëzuar zyrën dhe vlerat materiale të UISH në qark.
7. Presidenti i Urdhrit të Infermierit shfuqizohet nga detyra 40 ditë mbas zhvillimit të Asamblesë dhe zgjedhjes të Presidentit të ri, duke dorëzuar me proces verbal të rregullt dokumentacionin, vulën dhe invetarin material dhe monetar të Urdhrit të Infermierit.
8. Presidenti i ri paraqitet në detyrë 10 ditë pas zgjedhjes.
9. Për një periudhë një mujore, të dorëzimit, do të paguhen të dy presidentët në fund të dorëzimeve Presidenti i ri merr të gjitha funksionet e UISH-së.