5-12 MAJ 2017, JAVA E INFERMIERIT NË SHQIPËRI

Urdhri Infermierit të Shqipërisë shpall Javën e Infermierit 5-12 Maj 2017. Gjatë kësaj jave do të zhvillohen aktivitete promovuese të vlerave në infermieri si dhe aktivitete të tjera mbi promovimin e kujdesit shëndetësor. Kjo javë do të kulmojë në datën 10 Maj 2017, pasi UISH do të shpallë në një event të organizuar, ekipin më të mirë infermieror në një shërbim spitalor dhe në një shërbim parësor si dhe infermierin dhe maminë më të mirë për vitin 2017.