Aktivitete e UISH gjate muajve Maj – Qershor 2014

UISH gjatë muajit Maj – Qershor ka zhvilluar disa aktivitete në Rrethe të ndryshme të vëndit seminare, konferenca Rajonale me temë kryesore: “ SJELLJET ETIKO – PROFESIONALE, MENAXHIMI I KUJDESIT DHE EDUKIMI I VAZHDUESHEM PROFESIONAL , SFIDE PER RRITJEN E CILESISE SE KUJDESIT”.

Në këto aktivitete morën pjesë rreth 400 profesionistë të cilët morën nga 5 Kredite sepse aktivitetet janë të akredituara nga QKEV. U zhvillua konferenca e Elbasanit, Konferenca e Gramshit, e Librazhdit dhe e Devollit, gjithashtu UISH në bashkëpunim me DSHP Durrës më datën 9 Maj zhvilloi në Durrës seminarin me temë “ Ushqyerje me gji dhe rëndësia e saj për të patur fëmijë të shëndetshëm” ku për veprimtarinë e tyre u vlerësuan disa mami konsultoresh si dhe disa nëna dhe përfaqësues të komitetit për bashkëpunim dhe mbështetje.

Pamje nga Aktivitetet e Urdhrit të Infermierit në Rrethe

Konferenca Gramsh 13.03.2014