Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, gjatë muajt Prill-Maj do të zhvilloj Provimin e Vlerësimit të Praktikës Profesionale-VAP, për profesionet Fizioterapi (16-17 Prill), Teknik-Laboratori (18 Prill), Teknik- Imazherie & Logopedi (19 Prill), Mami (8-9-10 Maj) dhe Infermieri e Përgjithëshme (14 deri 20 Maj). Adresa: “Bookstore”, Blv. Zogu I-rë Tiranë Albanian University , ku do të zhvillohet provimi.
Të gjithë praktikantët që kanë emrin në listat e mëposhtme, duhet të respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për COVID-19:
▶️ Distancimin Social (mbi 1.5m nga njëri- tjetri)
▶️ Masat e higjenës personale.
▶️ Zbatimin e protokollit në aktivitetet e përditshme.
Duhet të keni me vete:
- Kartën e Identitetit & të praktikantit.
- Librezën e praktikës kush nuk e ka dorëzuar.
- Përparëse të bardhë, doreza lateks , maskë dhe stilolaps.
Në provim nuk do iu lejohet pjesëmarrja kush ka temperaturën me 37.5°C.
Për cdo informacion apo problematikë Lutemi të kontaktoni me anë të emailit uish_albania@yahoo.com
Suksese në provim
UISH