Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 04 ( për të gjitha qarqet ) dhe 04, 05, 06 Tetor 2023, ora 12:00 – 14:00 (për qarkun e Tiranës) bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) Dhjetor 2023. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
- Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).
Iu urojmë suksese!
UISH