NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PËR SEZONIN VAP NËNTOR 2022

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 9, 10 dhe 11 nëntor 2022, ora 09.00-12.00 bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) Nëntor 2022. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  4. Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).

Provimi do të jetë nga data 21-24 nëntor 2022.
Për listën emërore , adresën dhe orën e provimit VAP qëndroni në kontakt me faqen e UISH-së.

Iu urojmë suksese!

UISH