Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 05, 06 dhe 07 Prill 2022, ora 09.00-12.00 bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) Prill 2023. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:
Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
Fotokopje e kartës së identitetit.
Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).
Iu urojmë suksese!
UISH