Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se nga data 23,24,25 dhe 26 Mars 2021, ora 09.00-12.00 bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP PRILL 2021. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme :
- Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
- Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
- Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
- Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).
Iu urojmë suksese!
UISH