NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PËR VAP PRILL 2022

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se nga data 28, 29, 30 dhe 31 Mars 2022, ora 09.00-12.00 bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) PRILL 2022. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  • Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  • Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).

Provimi do të jetë nga data 18-23 Prill 2022. Për listën emërore , adresën dhe orën e provimit VAP qëndroni në kontakt me faqen e UISH.

Iu urojmë suksese!
UISH