NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PËR VAP TETOR 2020

Urdhri Infermierit të Shqipërisë njofton se nga data 5, 6   dhe 7  Tetor 2020,  ora 09.00-12.00  bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në VAP TETOR 2020. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:

  1. Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  2. Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
  3. Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  4. Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).

Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të zhvillohet gjatë datave 15-18 tetor  2020, por për datat dhe orën  e saktë për secilin person që dorëzon librezën, duhet të kontrolloni faqen e UISH online dhe në facebook (Urdhri i Infermierit të Shqipërisë). Ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, (dmth herën e parë direkt pasi kanë fituar VAP) regjistrohen automatikisht për Provim Shteti.

Iu urojmë suksese!

UISH