NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PËR VAP TETOR 2021

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se nga data 15, 16, 17, 20 dhe 21 Shtator 2021, ora 09.00-12.00 bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) Tetor 2021. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  • Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  • Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).

Për datat dhe orën e provimit VAP qëndroni ne kontakt me faqen e UISH.
Iu urojmë suksese!
UISH