Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 04, 05 dhe 06 Janar 2023, ora 09.00-12.00 bëhen pranimet e Librezave për të gjithë ata që kanë përfunduar praktikën profesionale dhe dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) JANAR 2023.
Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë Librezen e Praktikës Profesionale të firmosur nga Drejtuesi i Praktikës .
Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë me një Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar.
Provimi do të jetë nga data 07 – 11 Janar 2023.
➡️ 07 Janar 2023 Fizioterapi dhe Mami.
➡️ 08 Janar 2023 Logopedi, Teknik Imazherie dhe Teknik Laboratori.
➡️ 09, 10 ,11 Janar 2023 Infermieri.
Për listën emërore , adresën dhe orën e provimit VAP qëndroni në kontakt me faqen e UISH-së.
Ju urojmë suksese në provim dhe Gëzuar festat e fundvitit!
UISH