NJOFTIM – PRAKTIKA PROFESIONALE 3-MUJORE ME MBIKËQYERJE

Për të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për të ndjekur Praktikën Profesionale 3-Mujore me mbikëqyerje. Ju bëjmë me dije se kandidatët do të regjistrohen pranë vendbanimit ku ato jetojnë (kjo për shkak të pandemisë) nga datat 3 deri 18 Shtator 2020.

Datat e dorëzimit të dokumentacionit për regjistrimin do të jetë:

3    Shtator: Logopedia

4     Shtator: Teknik Laboratori

8     Shtator: Teknik Imazherie

9-10   Shtator: Mami

11-14  Shtator: Fizioterapi

15-18  Shtator: Infermieri e Përgjithshme

Pranë zyrave rajonale kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të vendosura në një zarf :

  1. Kartelën e plotësuar (shkarko)
  2. Kërkesë antarësimi, me shkrim dore (shkarko)
  3. Diplomë + listën e notave të noterizuar. Në mungesë të diplomës vërtetim nga Universiteti.
  4. CV
  5. Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës.
  6. 6 foto.
  7. Mandat pagesë në llogari të UISH-së prej 3 000 lekësh në një nga këto bankat
BANKA CREDINS Me nr. llogarie 145351
BANKA RAIFFEISEN Me nr. llogarie 0100927928
BANKA INTESA SANPAOLO Me nr. llogarie 2022930901
BANKA TIRANA Me nr. llogarie 0130-309114-100
BANKA KOMBËTARE TREGTARE Me nr. llogarie 416284099

Gjatë paraqitjes për dorëzimin e dokumentacionit kandidati duhet të ketë parasysh të zbatojë rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

  • Të paraqitet pranë Zyrave të UISH-së Rajonale , i pajisur me masat mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike.
  • Të zbatojë ruajtjen e distancës sociale 1.5-2 metra nga kandidatët e tjerë.

Pas dorëzimit të dosjes kandidatët do të pajisen me:

Librezën e Praktikës Profesionale ,

E cila përmban informacion të përgjithshëm për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë , për temat që do të përgatitet për zhvillimin e provimit të praktikës profesionale dhe ku do të bëj plotësime për praktikën që do të zhvilloj me mbikëqyrësin.

Karta e Identifikimi  të praktikës profesionale,

Dokument identifikimi profesional të cilën praktikanti duhet ta ketë gjatë ushtrimit të praktikës profesionale.