Provimi i Shtetit për kandidatët e profesioneve të përkujdesit shëndetësor përfundoi me sukses.
UISH përgëzon të gjithë kandidatët që iu nënshtruan testimit , për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar në zbatimin e të gjithave protokolleve në kuadër të COVID-19.
Njoftojmë të gjithë kandidatët e profesionioneve të rregulluara (Infermieri, Fizioterapi, Teknik – Laboratori, Teknik – Imazherie dhe Logopedi)që kanë rezultuar fitues në Provimin e Shtetit, të bëjnë aplikimin për Lejen e Ushtrimit të Profesionit.
Dokumentat që nevojiten janë:
- Diploma e Bachelorit dhe lista e notave e noterizuar.
- Deklarata e pikëve të provimit.
- Mandat pagesa për aplikimin për licensë për herë të parë 6700 lekë, dhe kuotizacionet mund të paguhen çdo vit nga 1200 lekë ose për 5 vite në total 6000 lekë. ( Shkarko)
- Numër kontakti dhe email.
Kërkesa dhe dorëzimi i dokumentacionit ( i skanuar) do të bëhet në rrugë elektronike, në adresën e postës elektronike (e-mail) të Qarkut ku kanë bërë regjistrimin fillestar.
Berati : beratuish@gmail.com
Durrës: uishdurres@gmail.com
Dibër: uishdiber@yahoo.com
Shkodra: uishshkoder@gmail.com
Lezha : lezha.uish@gmail.com
Kukës : kukes.uish@gmail.com
Tirana : tirana.uish@gmail.com
Elbasani : uishelbasan@gmail.com
Korca: korca.uish@gmail.com
Gjirokastra: urdhrigjirokaster@gmail.com
Vlora: uishvlore@yahoo.com
Fier : fier.uish@gmail.com
Në momentin e tërheqjes së lejes së ushtrimit të profesionit dokumentacioni i mësipërm duhet të dorëzohet dorazi pranë zyrave kur keni bërë aplikimin.
Faleminderit për mirëkuptimin,
UISH