Për të gjithë kandidatët që do të aplikojnë për të ndjekur Praktikën Profesionale 3-Mujore me mbikëqyerje.
Ju bëjmë me dije se kandidatët do të regjistrohen pranë vendbanimit ku ata jetojnë nga datat 05.12.2022 – 15.12.2022 prej orës 09.00-12.00.
Datat e dorëzimit të dokumentacionit për regjistrimin do të jenë:
- 5 Dhjetor Fizioterapi
- 9 Dhjetor Logopedia, Mami
- 12-14 Dhjetor Infermieri e Përgjithshme
- 15 Dhjetor Teknik Imazherie, Teknik Laboratori
Pranë zyrave rajonale kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme :
- Kartelën e plotësuar (shkarko)
- Kërkesë antarësimi, me shkrim dore (shkarko)
- Diplomë + listën e notave të noterizuar. Në mungesë të diplomës vërtetim nga Universiteti.
- CV
- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës.
- 6 fotografi dokumenti(me veshje serioze).
- Mandat pagesë në llogari të UISH-së prej 3 000 lekësh në një nga këto bankat
BANKA CREDINS | Me nr. llogarie | 145351 |
BANKA RAIFFEISEN | Me nr. llogarie | 0100927928 |
BANKA INTESA SANPAOLO | Me nr. llogarie | 2022930901 |
BANKA TIRANA | Me nr. llogarie | 0130-309114-100 |
BANKA KOMBËTARE TREGTARE | Me nr. llogarie | 416284099 |
Pas dorëzimit të dosjes kandidatët do të pajisen me:
Librezën e Praktikës Profesionale ,
E cila përmban informacion të përgjithshëm për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë , për temat që do të përgatitet për zhvillimin e provimit të praktikës profesionale dhe ku do të bëj plotësime për praktikën që do të zhvilloj me mbikëqyrësin.
Karta e Identifikimit të praktikës profesionale,
Dokument identifikimi profesional të cilin praktikanti duhet ta ketë gjatë ushtrimit të praktikës profesionale.