Faqja është në proces përditësimi. Disa informacione mund të jenë të papërditësuara. Ju lutemi, konfirmoni informacionin përpara se të mbështeteni tek ai.

Pranë profesionistit. Në shërbim të shëndetit.uish_albania@yahoo.com

Pyetje të shpeshta

Praktika Profesionale

Si regjistrohem në praktikën profesionale?

Regjistrimi bëhet vetëm online, në Platformën Online të UISH, gjatë periudhës së hapjes së aplikimeve që publikohet te Njoftimet dhe te Afatet e rëndësishme.

  1. Krijoni llogarinë te "Anëtarësohu": të dhënat personale, karta e identitetit ose pasaporta (PDF) dhe një foto dokumenti.
  2. Plotësoni të dhënat e shkollimit dhe ngarkoni diplomën (ose vërtetimin e diplomimit), listën e notave të noterizuar dhe CV-në në PDF.
  3. Te rubrika "Praktika" zgjidhni profesionin. Fatura vjen në email: paguajeni në bankë dhe ngarkoni mandatin te "Ngarko pagesën".
  4. Pas shqyrtimit njoftoheni në platformë për datat e praktikës, institucionin dhe drejtuesin e praktikës.
Sa zgjat praktika profesionale?

Praktika profesionale me mbikëqyrje zgjat 3 muaj. Për studentët që nuk kanë rezultuar fitues në provimin VAP, praktika e përsëritur zgjat 2 muaj.

Cilat dokumente kërkohen për praktikën?
  • Karta e identitetit ose pasaporta
  • Foto dokumenti (me veshje zyrtare – përdoret më vonë edhe në licencë)
  • Diploma (ose vërtetimi i diplomimit) dhe lista e notave e noterizuar
  • CV
  • Mandati i pagesës së tarifës së praktikës (3 000 lekë)

Të gjitha ngarkohen në Platformën Online në format PDF. Pas regjistrimit pajiseni me Librezën e Praktikës Profesionale dhe Kartën e identitetit profesional.

Licencimi dhe Rilicensimi

Si kontrollohet statusi i licencës?

Statusin e aplikimit tuaj për licencë e shihni në profilin tuaj në Platformën Online: njoftimi vjen në platformë kur licenca është gati.

Për të verifikuar nëse një profesionist është i licencuar, UISH publikon regjistrat e profesionistëve të licencuar sipas profesionit (p.sh. Regjistri i Logopedistëve, gusht 2025). Nëse nuk e gjeni emrin në regjistër, shkruani në uish_albania@yahoo.com.

Sa kushtojnë shërbimet e UISH dhe ku paguhen?

Tarifat e dokumenteve që lëshon UISH (sipas dokumentit "Shërbimet që ofrohen nga UISH"):

Dokumenti

Tarifa (lekë)

Karta e identitetit profesional

200

Depozitim dosje për anëtarët e rinj

1 500

Leja e ushtrimit të profesionit

5 000

Kuotizacioni 5-vjeçar

6 000

Tarifa e ricertifikimit (1 herë në 5 vjet)

5 000

Dublikatë e lejes së ushtrimit të profesionit

1 000

Tarifa për kryerjen e praktikës profesionale

3 000

Vërtetim për sjellje të mirë

1 000

Vulë për jashtë

1 000

Vërtetim për orë praktike

1 000

Vërtetim i detajuar i programit të praktikës

2 000

Pagesat bëhen në llogaritë e UISH në këto banka:

  • Banka Credins: 145351
  • Banka Raiffeisen: 0100927928
  • Intesa Sanpaolo Bank: 2022930901
  • Tirana Bank: 0130-309114-100
  • Banka Kombëtare Tregtare: 416284099

Mandati i pagesës gjenerohet në Platformën Online; pas pagesës ngarkoni faturën që ju jep banka.

Provimet

Çfarë është Provimi i VAP dhe si zhvillohet?

VAP (Vlerësimi i Aftësimit Praktik) është provimi i praktikës profesionale që zhvillon UISH disa herë në vit për infermierinë, mamin, fizioterapinë, teknikët e imazherisë dhe laboratorit dhe logopedinë. Listat emërore me datën, orarin dhe vendin publikohen te Njoftimet; sesionet e fundit janë zhvilluar në "Bookstore", Blv. Zogu I, Albanian University, Tiranë.

Praktikantët që e kanë plotësuar librezën online regjistrohen automatikisht. Në provim keni me vete kartën e identitetit, kartën e praktikantit, përparëse të bardhë dhe stilolaps.

Si aplikoj për Provimin e Shtetit dhe çfarë bëj pasi e fitoj?

Aplikimi për Provimin e Shtetit bëhet vetëm në portalin e-Albania ("Aplikim për provim shteti"), duke ngarkuar diplomën Bachelor dhe vërtetimin e kryerjes me sukses të praktikës profesionale. Ndiqni njoftimet e QSHA.

Pasi ta fitoni, aplikoni për Lejen e Ushtrimit të Profesionit në Platformën Online të UISH (shih pyetjen për licencimin). Pas tërheqjes së licencës regjistrohuni te ASCK për Edukimin në Vazhdim.

Ku i gjej afatet dhe procedurat e provimeve?

Afatet publikohen te Afatet e rëndësishme dhe te Kalendari i UISH; njoftimet e plota te Njoftime → Provime. Për pyetje mbi praktikën dhe VAP: tirana.uish@gmail.com.

Edukimi në Vazhdim

Si fitohen kreditet e edukimit në vazhdim?

Pas marrjes së Lejes së Ushtrimit të Profesionit regjistrohuni te ASCK për të qenë pjesë e Edukimit në Vazhdim dhe për t’u informuar rreth krediteve. Vërtetimi i krediteve nga ASCK kërkohet për rinovimin e licencës.

Drejtuesit e praktikës profesionale përfitojnë 10 kredite pas çdo periudhe 3-mujore drejtimi, duke ngarkuar në e-Albania vërtetimin e drejtuesit (gjenerohet në platformën e UISH) dhe vërtetimin nga shefi i shërbimit.

Cilat janë aktivitetet e akredituara?

Informacion për aktivitetet e akredituara të edukimit në vazhdim dhe kreditet e tyre jep ASCK, ku regjistroheni pas licencimit.

Konferencat, kongreset dhe trajnimet e UISH (p.sh. Konferenca Kombëtare e Profesionistëve të Shëndetësisë, kongreset e mamive dhe të teknikëve të imazherisë) publikohen te Kalendari dhe te Njoftimet.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na kontaktoni